Legjenda vlonjate shpërthen kundër FSHF-së, Vasil Ruci kërkon revolucion: Duhet të shkëputet
Vasil Ruci kërkon nga Federata Shqiptare e Futbollit të ndryshojë strukturën e kampionatit. Legjenda e futbollit vlonjat për “Panorama Sport”, shprehet se ka ardhur koha që të vendoset në zbatim ligji i privatizimit. Ish futbollisti i shquar parashikon se vetëm kështu mund të zhvillohet një garë e bukur dhe e vërtetë.

«Duhet të ndryshojë struktura e kampionatit. Nëse kjo ndodh konkurrenca do të jetë më e madhe. Po të shikosh të gjithë përfaqësuesit e Federatës sa herë që dalin në televizion thonë sponsorizim. Kanë qejf ata të sponsorizohen. Vdesin ata… Rrogëtarë janë, marrin rrogën dhe kanë qejf të sponsorizohen. Duhet privatizim! Do e shikoni ju sa e bukur do të bëhet gara nëse klubet do të privatizohen. Bëje me sa ekipe të duash kampionatin. Por gjëja më e bukur do të ishte privatizimi dhe një garë e vërtetë.
Çështja është tek ligji i privatizimit për çdo gjë. Ka një logjik. Nëse do të bëhet ligji i privatizimit, futbollin shqiptar do ta udhëheqin presidentët, të cilët me një status të veçantë një herë në dy vjet do të bëhen përzgjedhjet se kush do të jetë kryetar. Pra bëhet çdo gjë, shkëputet çdo gjë nga FSHF. Kur e udhëheqin këta president nuk kanë interes ti bëjnë dëm njëri-tjetrin sepse sot jam unë president, nesër do jesh ti. Pra shkëputet çdo gjë nga FSHF-ja dhe detyrimisht fi llon hakmarrja po të ketë padrejtësi”, shprehet fi llimisht Ruci.
EKIPI I PARË DHE AKADEMIA – Vasil Ruci mendon se Flamurtari duhet të investojë në ekipin e parë dhe pastaj në akademi. “Duhet bërë ekipi i parë i mirë që pastaj të marrësh nga akademia. Në atë gjendje që ishte Flamurtari në fund nuk e promovon dot në lojtar të ri pasi asnjë trajner nuk merrë përsipër të fus një lojtar të ri dhe t’a promovojë. Ne vetë kemi ardhur nga akademia. Kemi luftuar me “mbretër futbolli”, kanë qenë personalitete dhe kemi dalë dhe kemi arritur deri aty. Në kohën tonë ka pasur vetëm katër ekipe futbolli në Vlorë. Shtëpi pioneri, ekipi i para të rinjve, të rinjve dhe ekipi parë. Kishte dhe shkolla sportive. Secila kushte nga 20 futbollistë dhe konkurenca ishte shumë e lartë. Ai që është i miri përzgjedhet kollaj. Sot më i miri stërvitet me 30 lojtarë që nuk dinë futboll. Çfarë pretendon ti? Privatizimi çfarë ka? Unë nga të rinjtë do të mbaj pesë lojtarë dhe më të talentuarit. Nuk i marrë unë nga të rinjtë 30 veta. Disa do ti mbaj vetë, disa do ti shes”, thotë legjenda e futbollit vlonjat.
FAJIN E KANË TRAJNERËT. Për rënien e Flamurtarit nga Superiorja, Vasil Ruci fajëson trajnerët që kanë drejtuar skuadrën këtë sezon. Sipas tij, stafet teknike kanë bërë gafa. “Duhet më shumë administrim se sa investim…Përqindjen më të madhe të fajit dhe përgjegjësisë në atë ekip e kanë trajnerët. Kanë qenë gafat e trajnerëve që Flamurtari përfundoi në Kategorinë e Parë”, përfundon Ruci.
ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL













