Postuar: Qershor 5, 2026 | 21:19
Panik para Botërorit nga Irani, tashmë nuk ka më dyshime të mbetura
Përfaqësuesja e Iranit mund të luajë pa problem në Botëror. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i ka treguar “Reuters” se janë dorëzuar vizat për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ambasadori i Iranit në Meksikë, Abolfazi Pasandideh, u shpreh dje se ekipi nuk ka marrë vizën amerikane dhe pse ishte 10 ditë larg sfidës në Los Anxheles. Duket se nuk ka nevojë për panik dhe çdo gjë do shkojë sipas planit.
Gjatë muajve të fundit, pjesëmarrja e Iranit ishte në dyshim. Madje flitej edhe për zëvendësuesin e tij. FIFA është siguruar që asgjë të mos ndryshojë.
Konflikti në Iran ka tronditur jo pak botën. Megjithatë, në futboll asgjë nuk do ndryshojë.
PANORAMASPORT.AL













