Postuar: Qershor 5, 2026 | 20:41
ZYRTARE/ Nuk ka nevojë për njoftimin e Egnatias, Nevil Dede publikon postimin me rëndësi për të ardhmen
Nevil Dede do vazhdojë në krye të Egnatias. I pyetur më parë për kontratën, trajneri i kampionëve i është shmangur përgjigjes duke e lënë në dorë të presidentit Demrozi për ta komentuar.

Postimi i fundit konfirmon të ardhmen. “Projekti vazhdon”, shkruan Dede që edhe si trajner po shkëlqen në futbollin shqiptar.
Të paktën dhe për një sezon, Dede është i lidhur me kampionët. Aty ku u afrua në muajin maj dhe u bë pjesë e historisë.
Nën drejtimin e Dedes, Egnatia i fitoi të gjitha ndeshjet e Final Four. Tashmë bëhet fjalë për një ekip që regjistron tre tituj kampion radhazi.

PANORAMASPORT.AL













