Agalliu, talenti kuçovar që synon të shpërthejë me Naftëtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2026 | 22:25

Agalliu, talenti kuçovar që synon të shpërthejë me Naftëtarin

Gjatë sezonit të kaluar, te Naftëtari u afruan futbollistë vendas dhe të huaj, të cilët u konsideruan si përforcime të nevojshme për ekipin. Natyrisht, vëmendja e sportdashësve kuçovarë ishte e përqendruar edhe te futbollistët e rinj me perspektivë, produkt i ekipeve të zinxhirit të klubit. Kjo vëmendje u shtua edhe më shumë pas largimit të dy futbollistëve të njohur vendas, ish-kapitenit me eksperiencë Azis Pepa dhe sulmuesit Samuel Pepa.

naftetari

Tifozët kërkonin që vendi i tyre të plotësohej nga elementë të rinj të dalë nga futbolli kuçovar dhe drejtuesit qëndruan pasivë. Një nga afrimet që tërhoqi vëmendjen në fazën e dytë të kampionatit ishte mesfushori i ri Renis Agalliu. Futbollisti kuçovar konsiderohet si një nga talentet me të ardhme të klubit dhe gjatë pjesës së dytë të sezonit mori hapësirat e nevojshme nga stafi teknik për të treguar potencialin e tij. Aktivizimi në disa ndeshje i dha mundësinë jo vetëm të ndihmonte skuadrën, por edhe të fi tonte eksperiencën dhe minutazhin e nevojshëm për t’u rritur si futbollist. Në një prononcim për “Panorama Sport”, mesfushori kuçovar ka folur për eksperiencën e tij të parë me Naftëtarin.

“Kur u bashkova me skuadrën në fazën e dytë, i vura vetes si objektiv që, edhe pse debutues, të jepja maksimumin në fushë. Doja të tregoja vlerat e mia dhe të justifi koja besimin që më dhanë drejtuesit dhe stafi teknik duke më bërë pjesë të Naftëtarit. Besoj se kam dhënë më të mirën sa herë që kam zbritur në fushë. Mbështetja e drejtuesve, trajnerëve dhe shokëve të skuadrës më ka ndihmuar shumë dhe sot ndihem plotësisht i ambientuar në ekip.

Tani po mendoj për sezonin e ri. Synimi im është të përgatitem sa më mirë gjatë fazës përgatitore, në mënyrë që të fi toj më shumë hapësira dhe të jap një kontribut edhe më të madh për Naftëtarin. Kam bindjen se mund të afi rmohem më shumë dhe të lë gjurmë me skuadrën time të zemrës”, u shpreh Agalliu. Mesfushori i ri shihet si një nga elementët ku Naftëtari mund të mbështetet në të ardhmen, ndërsa tifozët shpresojnë që ai të jetë një nga produktet e radhës.

EDI SPAHIU-PANORAMASPORT.AL