Garancia e Arsenalit, David Daja: Dua ta fitoj përsëri “Dorezën e Artë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2026 | 21:57

Garancia e Arsenalit, David Daja: Dua ta fitoj përsëri “Dorezën e Artë”

Ja që pas dëshpërimit të ardhur nga finalja e Champions League, kampioni i ri i Anglisë, Arsenali, duhet të kënaqet vetëm me trofeun e Premier Ligës.

Screenshot 2026-06-05 215644

Këtë e ka përcjellë qartë edhe David Raja: “Dëshironim dy trofe, por edhe fitimi i titullit kampion pas 22 vitesh është një arritje e madhe”, tha portieri spanjoll, që ishte një nga protagonistët e “Topçinjve” në këtë rrugëtim, duke fituar “Dorezën e Artë” për të tretin vit radhazi.

“Mendoj se nuk jam vetëm unë që e meritoj këtë çmim, por i gjithë ekipi. Është çmenduri të mendosh se e fituam ‘Dorezën e Artë’ tre herë radhazi”, tha spanjolli. Raja nuk dëshiron të ndalet këtu: “Shpresoj se do ta fitojmë të katërtin. I besoj çdo lojtari. Ata ma bëjnë jetën shumë më të lehtë. Sigurisht, duhet të jem aty për ekipin, si gjithmonë. Dhe mendoj se këtë sezon kemi arritur shumë gjëra”.

PANORAMASPORT.AL