Shqipëria në ditë të errëta, rikthehen “fantazmat” e 2017-ës
S hqipëria pësoi një tjetër humbje ndaj Izraelit në miqësore dhe duket se në kampin kuqezi, është harruar ndjesia e fi toreve. Vetëm pak muaj më parë, atmosfera rreth Kombëtares shqiptare ishte krejt ndryshe. Kuqezinjtë po kalonin një nga periudhat më të mira të viteve të fundit, rezultatet vinin njëra pas tjetrës dhe optimizmi ishte rikthyer mes tifozëve. Shqipëria kishte ndërtuar një seri prej pesë fi toresh radhazi, duke dhënë sinjale se ishte gati për të hedhur një tjetër hap përpara në arenën ndërkombëtare. Megjithatë, futbolli di të ndryshojë shpejt. Ajo që dukej si fi llimi i një periudhe të artë është kthyer në një moment shqetësues, pasi Kombëtarja shqiptare numëron tashmë katër humbje radhazi, një seri negative që ka rikthyer pikëpyetje të mëdha për formën dhe të ardhmen e ekipit.

FOTO: LSA
FITORET NË SERI
Në periudhën e saj më pozitive, Shqipëria nisi marshimin me fi toren 3-0 ndaj Andorrës, një sukses që i dha qetësi dhe besim grupit. Më pas erdhi triumfi 1-0 ndaj Gjibraltarit, ndërsa në vazhdim kuqezinjtë mposhtën Letoninë me rezultatin minimal 1-0. Një nga fi toret më të rëndësishme të kësaj serie ishte ajo ndaj Serbisë, ku Shqipëria arriti të triumfojë 1-0 në një përballje me shumë peshë emocionale dhe sportive. Golat më të shumtë u shënuan në miqësoren ndaj Jordanisë, ku skuadra kuqezi fi toi 4-2, duke treguar forcë sulmuese dhe një vetëbesim që dukej se po rritej nga ndeshja në ndeshje. Pesë fi tore radhazi, dhjetë gola të shënuar dhe vetëm dy të pësuar. Ishin shifra që krijonin bindjen se Shqipëria kishte gjetur balancën e duhur dhe po hynte në një fazë të re zhvillimi.
4 HUMBJE RADHAZI
Por menjëherë pas kësaj serie fantastike nisi rënia. Humbja 0-2 ndaj Anglisë ishte sinjali i parë se gjërat nuk po shkonin më në drejtimin e duhur, megjithatë fakti se ishte një skuadër si Anglia që nuk kishte pësuar asnjë gol, e zbuti humbjen. Më pas erdhi disfata 1-2 ndaj Polonisë, një ndeshje ku Shqipëria mund të shkruante historinë, por rastet e humbura, na kushtuan shumë. Ajo humbje në Varshavë, i dhembi çdo tifozi shqiptar, e madje vulosi edhe të ardhmen e stafi t teknik. Situata u përkeqësua më tej me humbjen 0-1 ndaj Ukrainës dhe më pas me një tjetër disfatë minimale, 0-1 kundër Izraelit, që ishte madje me trajner të ri dhe prite një reagim. Nga një skuadër që shënonte me rregullsi dhe dominonte kundërshtarët, Shqipëria është kthyer në një ekip që po e ka të vështirë të gjejë golin. Vetëm një gol i realizuar në katër ndeshje dhe gjashtë të pësuar tregojnë qartë se problemi nuk lidhet vetëm me rezultatet, por edhe me mënyrën si skuadra po paraqitet në fushë. Ajo që shqetëson më shumë është fakti se kjo seri negative po sjell kujtime jo të këndshme nga e kaluara. Për shumë tifozë, katër humbjet e fundit rikthejnë menjëherë në mendje vitet 2016-2017, një periudhë që konsiderohet ndër më të vështirat për Kombëtaren pas pjesëmarrjes historike në Europianin e Francës.
VITET 2016/17
Në atë kohë, Shqipëria përjetoi një krizë të thellë rezultatesh duke regjistruar pesë humbje radhazi. Ekipi që kishte bërë krenar një komb të tërë në Euro 2016 dukej se kishte humbur identitetin. Humbjet ndaj Spanjës, Izraelit, Italisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Luksemburgut krijuan një atmosferë pesimizmi dhe pasigurie rreth së ardhmes së ekipit. Ishte një periudhë kur shumëkush mendonte se cikli i sukseseve kishte marrë fund dhe se Shqipëria po kthehej sërish në vitet e vështira. Sot situata nuk është identike, por ngjashmëritë janë të dukshme. Edhe tani Shqipëria po vjen nga një periudhë shumë e mirë dhe papritur është futur në një seri humbjesh. Edhe tani diskutimet lidhen me mungesën e golave, rënien e besimit dhe vështirësinë për të reaguar në momentet vendimtare. Megjithatë, ekziston një ndryshim i rëndësishëm. Në vitin 2017 Shqipëria ishte në kërkim të një identiteti të ri pas suksesit historik në Europian, ndërsa sot baza e skuadrës është më e konsoliduar dhe eksperienca ndërkombëtare e lojtarëve është dukshëm më e madhe. Pikërisht për këtë arsye, katër humbjet aktuale mund të shihen si një krizë momentale dhe jo domosdoshmërisht si fi llimi i një rënieje të gjatë. Megjithatë, alarmi është ndezur. Nga pesë fi tore radhazi te katër humbje në seri, Shqipëria ka kaluar brenda pak muajsh nga euforia te shqetësimi. Ndeshja e ardhshme ndaj Luksemburgut do të tregojë nëse kuqezinjtë do të reagojnë dhe do të lënë pas këtë moment të vështirë, apo nëse fantazmat e vitit 2017 do të fi llojnë të shfaqen sërish mbi Kombëtaren shqiptare, atëherë kur si për ironi të fatit, humbjen e pestë radhazi na e shkaktonte Luksmebugu, pikërisht kundërshtari që do të kemi përballë të shtunën. E sikur të mos mjaftonte kjo, Shqipëria do të rikthehej te rezultatet pozitive me një fi – tore të madhe ndaj Izraelit, kundërshtar i cili vetëm 2 ditë më parë na mundi në Tiranë.
ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL













