Gjermania në ndjekje të Brazilit, Italia ruan vendin duke e parë Botërorin nga TV

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2026 | 23:39

Gjermania në ndjekje të Brazilit, Italia ruan vendin duke e parë Botërorin nga TV

Brazili vazhdon të mbajë statusin e kombëtares më të suksesshme në historinë e Kupës së Botës, jo vetëm për pesë trofetë e fi tuar, por edhe për numrin rekord të ndeshjeve të luajtura në turneun më prestigjioz të futbollit. Ky rekord mund të vihet seriozisht në rrezik në Botërorin 2026. “Seleçao” kryeson listën historike me 114 ndeshje të zhvilluara në Kupat e Botës.

Screenshot 2026-06-05 182242

Dominimi brazilian është rezultat i paraqitjeve të vazhdueshme në fazat fi nale dhe i pesë titujve botërorë, më shumë se çdo kombëtare tjetër në histori. Por shumë pranë qëndron Gjermania. “Pancerat” numërojnë 112 ndeshje në Botëror, vetëm dy më pak se Brazili. Në këtë shifër përfshihen si paraqitjet e Gjermanisë Perëndimore, ashtu edhe ato të Gjermanisë së bashkuar. Duke qenë se gjermanët kanë fituar katër herë Kupën e Botës, është logjike që ata të renditen kaq pranë rekordit brazilian.

Skuadra e drejtuar nga Julian Nagelsmann ka një mundësi reale për të marrë kreun e kësaj renditjeje. Nëse Brazili eliminohet herët në fazën me eliminim direkt dhe Gjermania arrin deri në gjysmëfinale apo finale, atëherë rekordi historik mund të ndryshojë pronar. Në vendin e tretë renditet Argjentina me 88 ndeshje të luajtura në Kupën e Botës. Kampionët në fuqi mbeten larg dy vendeve të para, por kanë një avantazh të konsiderueshëm ndaj Italisë, e cila renditet e katërta me 83 ndeshje. Rasti i Italisë është i veçantë.

Edhe pse “Axurrët” janë katër herë kampionë bote, njësoj si Gjermania, ata po kalojnë periudhën më të vështirë në historinë e tyre moderne. Pas triumfi t në vitin 2006, Italia u eliminua në fazën e grupeve në Botërorët 2010 dhe 2014, ndërsa më pas dështoi të kualifi kohej në edicionet 2018, 2022 dhe 2026. Pavarësisht mungesës së tretë radhazi në Kupën e Botës, Italia do të ruajë vendin e katërt në këtë klasifi kim historik. Anglia, që ndodhet në vendin e pestë me 74 ndeshje, nuk mund ta kalojë Italinë as nëse arrin deri në fi nalen e Botërorit 2026. Pas anglezëve vjen Franca me 73 ndeshje.

PANORAMASPORT.AL