Kombëtarja sërish në fushë, Maran eksperimenton në kërkim të fitores. Si pritet të rreshtohen kuqezinjtë
Shqipëria do të zbresë sot në fushë për herë të dytë me trajnerin Rolando Maran në krye të stolit, teksa do të synojë që të rikthehet te rezultatet pozitive. Kuqezinjtë janë në një moment jo të mirë, duke numëruar 4 humbje radhazi megjithatë situata nuk duket kaotike dhe kjo për faktin se ekipi ka pasur 3 ndeshje thuajse miqësore, me përjashtim të Polonisë e cila ka qenë pikërisht ndeshja që ndryshoi historinë e skuadrës sonë. Një fi tore do të na çonte në Botëror, megjithatë shpresat që janë që gjërat të ndryshojnë me Rolando Maran pasi cikli i nisur me Silvinjon, tashmë ka përfunduar dhe jemi në një epokë të re.

FOTO: LSA
NDESHJA- Shqipëria do të përballet sot me Luksemburgun në një ndeshje miqësore që nis në orën 20:00, një test i rëndësishëm për kuqezinjtë në kuadër të përgatitjeve për sfi dat e Ligës së Kombeve. Edhe pse bëhet fjalë për një takim pa pikë në lojë, përballja pritet me interes, pasi kuqezinjtë vijnë nga një ecuri prej 4 humbjesh radhazi. Në historinë e përballjeve mes dy skuadrave, Shqipëria ka bilanc pozitiv. Nga shtatë ndeshjet e zhvilluara deri më tani, kuqezinjtë kanë fi tuar katër, një takim ka përfunduar në barazim, ndërsa Luksemburgu ka triumfuar në dy raste. Ndeshja e parë mes tyre, e luajtur në vitin 2002, përfundoi pa gola, ndërsa Shqipëria regjistroi fi tore të rëndësishme në eliminatoret e Kampionatit Europian të vitit 2008, duke fi tuar 2-0 në transfertë dhe 3-0 në shtëpi.
Megjithatë, Luksemburgu ka treguar se mund të jetë një kundërshtar i rrezikshëm, pasi dy herë ka arritur të fi tojë ndaj kuqezinjve. Lukembrugu fi toi 1-0 në përballjen e vitit 2010, e vlefshme për kualifi – kueset e Europiani 2012 dhe më pas 2-1 në miqësoren e fundit mes dy skuadrave, të zhvilluar në qershor të vitit 2017. Pikërisht ky rezultat i fundit i jep një motiv shtesë Shqipërisë për të kërkuar revanshin në sfi dën e sotme. Me një traditë që favorizon kuqezinjtë dhe me objektivin për të krijuar sërish ecurinë pozitive, Shqipëria hyn në fushë si favorite, por përballë do të ketë një Luksemburg që vitet e fundit ka treguar progres të dukshëm në arenën ndërkombëtare.
TIFOZËT- Vetëm pak ditë më parë, Shqipëria luajti një miqësore ndaj Izraelit dhe në “Air Albania” nuk kishte më shumë se 6500 tifozë, numër ky që pritet të jetë pak më i lartë në ndeshjen ndaj Luksemburgut, kjo edhe për faktin se është ditë e shtunë dhe më shumë tifozë mund të jenë pushim. Megjithatë numri vazhdon të jetë dukshëm i ulët edhje pse FSHF-ja kishte zgjedhur të ulte çmimet e biletave në krahasim me ndeshjet zyrtare që janë luajtur në të kaluarën.
FORMACIONI- Kuqezinjtë pritet që të jenë në fushë me ndryshime nga ndeshja e fundit ndaj Izraelit. Në konferencën e djeshme për shtyp, trajneri Rolando Maran u shpreh se do të provojë vetëm për të mirën e skuadrës. Në portë, Sherri pritet të jetë sërish titullar, edhe pse në të dytën mund t’i jepet hapësirë edhe Simonit. Ndërkohë, në mbrojtje pritet që të jetë Hysaj titullar, i ndihmuar në qendër nga Gjimshiti dhe Cake ndërkohë që në të majtë, pritet që të jetë Mitaj titullar. Në mesfushë, me shumë gjasa do të jenë Ramadani, Asllani dhe Hoxha, teksa pak më i avancuar, do të jetë Nedim Bajrami për të ulur në stol Laçin. Në mungesë të Mehmetit, dyshja e sulmit pritet të jetë Broja me Uzunin, me këtë të fundit që nuk ishte i gatshëm në takimin e shkuar duke qenë se kishte kaluar një gjendje gripale.

ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL













