EKSKLUZIVE/ Pse u largua nga Tirana? Orges Shehi tregon gjithçka pas firmës me Prishtinën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2026 | 8:46

EKSKLUZIVE/ Pse u largua nga Tirana? Orges Shehi tregon gjithçka pas firmës me Prishtinën

Në një moment të ri të karrierës së tij, trajneri Orges Shehi ka zgjedhur të nisë një aventurë të re në krye të FC Prishtinës. Pas eksperiencës së tij me Tiranën, ku arriti objektiva të rëndësishëm dhe mbylli një cikël të vlerësuar pozitivisht, Shehi flet hapur për vendimin e tij të ri, arsyet që e çuan drejt Prishtinës dhe objektivat që e presin në këtë sfidë të re.

SHEHI

Në këtë intervistë, ai shpjegon pse projekti i klubit kosovar e bindi më shumë se ofertat e tjera, si e sheh kampionatin që e njeh tashmë dhe çfarë synimesh ka në ndërtimin e një skuadre konkurruese për kreun e tabelës. Gjithashtu, Shehi ndalet edhe te largimi nga Tirana, duke e cilësuar si një ndarje profesionale, si dhe te zgjedhja e tij për të nisur një eksperiencë afatgjatë në një projekt të ri sportiv.

Ke marrë vendimin për t’u firmosur me Prishtinën. Si ndodhi kjo dhe cila ishte arsyeja?

Po, kam marrë vendimin për të shkuar te Prishtina dhe jam shumë i kënaqur për këtë zgjedhje, sepse është një klub i madh. Arsyeja kryesore ishte projekti që klubi kishte. Ata kishin një plan të qartë për të ndërtuar një skuadër konkurruese, për të krijuar një ekip që të jetë sa më i fortë në kampionat dhe të luftojë për objektiva të mëdha. Pas përfundimit të kampionatit, Prishtina ishte skuadra më insistuese për të më kërkuar. Edhe pse kam pasur interes edhe nga skuadra të tjera, ata ishin më intensivët dhe më bindësit. Projekti i tyre më la përshtypje të mirë dhe kjo ndikoi në vendimin tim.

Nga një ekip bardheblu te një tjetër bardheblu. Pse nuk vazhduat me Tiranën? Kjo është pyetja që bën çdo tifoz…

Po, është e vërtetë(qesh) që është një pyetje normale dhe që e bëjnë të gjithë. Unë mendoj se një cikël përfundoi me Tirana. Kishim një kontratë të shkurtër dhe objektivat që kishim për atë periudhë u arritën. Unë largohem nga Tirana me zemrën plot, sepse arritëm diçka që në fillim dukej e vështirë, pothuajse e pamundur. Për këtë jam shumë i kënaqur. Kam vetëm falënderime për klubin: për presidentin, për lojtarët, për tifozët dhe për të gjithë stafin. Rrugët tona ndahen këtu, por nuk përjashtohet që në të ardhmen të bashkohen sërish.

Pra, ishte ndarje normale apo kishte diçka tjetër?

Unë mendoj që pas përfundimit të kontratës, ishte dëshira e drejtuesve e Tiranës që të vazhdoja aty. Këtë e respektoj dhe i falënderoj, por ishte zgjedhje ime. Zgjedhja ime për të, për të provuar një eksperiencë tjetër me një, me një objektiv tjetër, me një kontratë afatgjatë për të qenë, pjesë e një projekti që më kërkonin që të futesh në mund krye të projektit. Dhe kjo ishte një vlerësim që thashë pak më parë që më bëri klubi i Prishtinës për të qenë pjesë kryesore e projektit të tyre për një projekt afatgjatë.

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL