Formula 1 në Monako, Ferrari dominon në provat e lira

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2026 | 9:43

Formula 1 në Monako, Ferrari dominon në provat e lira

Ferrari konfirmoi formën e shkëlqyer edhe në sesionin e dytë të provave të lira për Çmimin e Madh të Monakos. Kohën më të mirë të pasdites e regjistroi Luis Hamilton, i cili ndaloi kronometrin në 1:13.026, duke lënë pas shokun e skuadrës Sharl Lëklerk me +111 të mijtat e sekondës.

Screenshot 2026-06-06 094323

Dy makinat SF-26 vazhdojnë të jenë pika e referimit në rrugicat e ngushta të Principatës. Në vendin e tretë u rendit sërish Maks Vershtapen. Katër herë kampioni i botës mbeti 168 të mijtat larg Hamiltonit, por tregoi ritëm premtues dhe duket i gatshëm të sfidojë për “pole position”, ose të paktën për një vend në rreshtin e parë të nisjes në kualifikimet e së shtunës. Mercedesi përsëriti pothuajse të njëjtin rezultat si në sesionin e parë, duke zënë vendin e katërt dhe të pestë, por me pilotët në pozicione të ndërruara.

Xhorxh Rasëll u klasifikua i katërti me 379 të mijtat diferencë nga kryesuesi, ndërsa lideri i kampionatit, Kimi Antoneli, përfundoi i pesti, 503 të mijtat pas Hamiltonit. Sesioni rezultoi i vështirë për MekLarenin. Lando Norris zhvilloi më pak se gjysmën e provave për shkak të një problemi elektrik që e detyroi të ndalonte makinën, me kampionin në fuqi që u rendit i 19-ti.

Shoku i tij i skuadrës, Oskar Piastri, pati një paraqitje më të mirë, por u mjaftua me vendin e shtatë, pas Red Bullit të Isak Haxharit. Audi e mbylli ditën me nota pozitive, falë vendit të tetë dhe të nëntë të Niko Hulkenberg dhe Gabriel Bortoletos. Top10 u plotësua nga Oliver Bearman me makinën Haas. Pierr Gasli bëri një hap të vogël pas krahasuar me sesionin e parë dhe u rendit i 11-ti me Alpinen, përpara dy makinave Uilliams të Aleksandër Albon dhe Karlos Sainz.

Screenshot 2026-06-06 094204

PANORAMASPORT.AL