Vendimi i klubit është përfundimtar! Nuk luan që në mars, Maran i projekton rikthimin si titullar te Kombëtarja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2026 | 9:29

Vendimi i klubit është përfundimtar! Nuk luan që në mars, Maran i projekton rikthimin si titullar te Kombëtarja

Rejnxhërs kërkon largimin e Nedim Bajramit. “Fotball Insider” raporton se klubi është i gatshëm të shqyrtojë ofertat, dhe nuk do pengojë largimin e Bajramit në rast të diçkaje konkrete.

bajrami

Bajrami ndërkohë nuk luan një ndeshje me klubin e tij që në fillimin e muajin mars. Asokohe ishte çerekfinalja e Kupës së Skocisë ndaj Sëlltik ku futbollisti i Kombëtares mori minuta.

Sezoni ka qenë mjaft i vështirë. Minutat me pikatore bëjnë që të shikohet për një aventurë të re, ndërsa kontrata vlen deri në vitin 2028.

Sot ndërkohë ekziston mundësia që trajneri Rolando Maran ta rikthejë titullar. 27-vjeçari mori 29 minuta në humbjen ndaj Izraelit. Bajrami është ndër lojtarët që prej vitesh aktivizohet rregullisht me fanellën kuqezi.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL