Asnjë trofe i fituar me Realin në dy vite, Mbape tallet me tifozët e Barcelonës: Vetëm ata nuk e dinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2026 | 11:23

Asnjë trofe i fituar me Realin në dy vite, Mbape tallet me tifozët e Barcelonës: Vetëm ata nuk e dinë

Kilian Mbape është i bindur që është në vendin e duhur. Dhe pse asnjë trofe nuk është fituar në dy edicione, deklarata e fundit e sulmuesit francez tregon shumë.

Screenshot 2026-06-06 112321

“Është thjesht si e kisha imagjinuar. Për shumë njerëz, me përjashtim të tifozëve të Barcelonës, është klubi më i madh në botë.

Mendoj se kjo është e qartë për të gjithë. Është klubi që përfaqëson dhe mishëron madhështinë.

Barcelona ka ndikuar në historinë e futbollit në një mënyrë ose në një tjetër më shumë se shumë klube, por Real Madridi është klubi më i preferuar në botë”, u shpreh Mbape.

Francezi regjistron 86 gola deri tani me Realin. Kështu është kthyer edhe në lojtarin më produktiv të Realit.

PANORAMASPORT.AL