Andre Agasi sulmon Sinerin: Nuk ka justifikim për atë paraqitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2026 | 12:18

Andre Agasi sulmon Sinerin: Nuk ka justifikim për atë paraqitje

Legjenda amerikane e tenisit, Andre Agasi, ka komentuar humbjen e Janik Sinerit në “Roland Garros”, duke theksuar se italiani nuk ishte i përgatitur siç duhet për sfidën. Disfata e Sinerit ndaj Huan Manuel Cerundolos në raundin e dytë vazhdon të jetë temë diskutimi në Paris.

Screenshot 2026-06-06 121700

I fundit që ka dhënë mendimin e tij për këtë ndeshje është Andre Agasi, gjatë një interviste për “TNT”. Kampioni i “Roland Garros” në vitin 1999 nuk pranon të kërkohen justifikime për humbjen e numrit një të botës. “E di që ai mund të luajë pesë orë e gjysmë, sepse e ka provuar më parë. Nuk ka asnjë justifikim që të përplasesh me murin pas vetëm 1 orë e 45 minuta lojë.

Është një gjë të dukesh mirë fizikisht dhe krejt tjetër të jesh vërtet i përgatitur”, deklaroi Agasi. Amerikani ishte gjithashtu ai që dorëzoi trofeun e fundit të “Roland Garros” për Karlos Alkarazin, pikërisht pas finales së famshme ku spanjolli përmbysi rezultatin ndaj Sinerit dhe shpëtoi tri topa ndeshjeje për të fituar titullin.

PANORAMASPORT.AL