Humbja e hidhur e Francës, si mund t’i shërbejë Deshampit
Nuk kishte nevojë për panik të enjten në mbrëmje, pavarësisht humbjes së Francës ndaj Bregut të Fildishtë 1-2. “Les Bleus” marrën epërsinë me anë të Rajan Sherkit, por në pjesën e dytë, kampionët e Afrikës 2023 përmbysën rezultatin falë golave të Guela Doue dhe Amad Diajo.

Dhë ndëshkuesi kryesor kish një emër, Doue, vëllai i Desire, që luan për skuadrën e Deshamps. Megjithatë rezultati u përmbys në pjesën e dytë, kur Franca e nisi me 5 zëvendësime, të cilat në fund të 90 minutave u bënë dhjetë. Pavarësisht këtij rezultati ekspertët vazhdojnë të këmbëngulin se skuadra franceze është një nga favoritet kryesore për të fi tuar titullin. Francezët kanë arritur në fi nale në dy turnetë e fundit dhe janë skuadra me më shumë yje në përbërje.
Pas ndeshjes autori i golit të vetëm të skudrës francize Sherki u shpreh. kanë arritur në fi nale në dy edicionet e fundit, duke fi tuar në 2018. “Disfata është një kambanë e vogël alarmi, por që na lejon të qëndrojmë të përqendruar. Ne nuk do të shkojmë në Kupën e Botës si favoritë, do të shkojmë të fi tojmë titullin, nuk ka skadër më të fortë se ne”, ka përfunduar sulmuesi i Mançester Sitit. Nga ana e vet trajneri Deshamps nuk është marrë thuajse fare me ndeshjen, por është shprehur se humbje të tilla nganjëherë të bëjnë mirë.
“Është një humbje, nuk është kurrë e këndshme, edhe nëse kemi bërë disa gjëra të mira, veçanërisht në pjesën e parë. Ishte më e vështirë në të dytën. Ndryshimet e shumta nuk ndihmuan, kishte më pak automatizma sesa me lojtarët që fi lluan. Ekuivalentin do ta kemi para nesh, më 16 qershor (Senegal). Më pas trajneri ka ngritur lart lojën dhe formën e kapitenit Mbape. “Asksush nuk mund të thotë se Kilian humbi raste të pastra goli. Ai luajti shkëlqyeshëm dhe gëzon një formë të jashtëzakonshme, ashtu sikundër edhe Olise. Jam i bindur se ai do të bëjë diferencën në fushë”, ka thënë trajneri i kombëtares franceze.
PANORAMASPORT.AL













