EKSKLUZIVE/ Partizani kursehet për trajnerin e ri, diskutohet për një “ish” të Vllaznisë dhe tjetër kroat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2026 | 13:58

EKSKLUZIVE/ Partizani kursehet për trajnerin e ri, diskutohet për një “ish” të Vllaznisë dhe tjetër kroat

Partizani vijon punën për të zjidhur një nga çështjet më të rëndësishme të kësaj vere, atë të trajnerit të ri. Pas përfundimit të sezonit dhe nisjes së planifi kimeve për edicionin 2026-2027, drejtuesit e klubit kryeqytetas kanë përqendruar vëmendjen te emri që do të marrë drejtimin e skuadrës në muajt e ardhshëm. Prej disa javësh, në kampin e kuq po zhvillohen kontakte dhe diskutime me kandidatë të ndryshëm, ndërsa synimi mbetet i pandryshuar. Partizani kërkon një trajner të huaj, i cili do të ketë detyrën të ndërtojë ekipin dhe të udhëheqë projektin sportiv të sezonit të ri.

Arena e Demave

PAS ZEKIÇ, NË SKENË DEL NJË TJETËR KROAT- Për një periudhë të gjatë, kandidati kryesor për pankinën e të kuqve ishte Zoran Zekiç. Kroati shihej si një profi l që plotësonte kërkesat e klubit, ndërsa njihte mirë ambientin e Partizanit nga eksperienca e mëparshme në kryeqytet. Megjithatë, zhvillimet e fundit kanë bërë që kjo pistë të mbyllet. Zekiç ka zgjedhur të rikthehet në Bosnje te Sarajeva, duke i dhënë fund mundësisë për një rikthim të dytë te Partizani.

Pas këtij zhvillimi, drejtuesit kanë vijuar menjëherë punën për alternativa të tjera. Burime pranë klubit bëjnë me dije se lista kryesore vazhdon të dominohet nga trajnerë të huaj, me fokus të veçantë te tregu ballkanas. Kjo nuk është hera e parë që Partizani orienton kërkimet drejt trajnerëve nga rajoni. Në vitet e fundit, klubi ka bashkëpunuar me disa teknikë të huaj dhe edhe këtë herë duket se rruga e zgjedhur do të jetë e njëjta. Aktualisht, vëmendja më e madhe është përqendruar te një trajner kroat. Bëhet fjalë për një profi l që pëlqehet nga drejtuesit dhe që konsiderohet i përshtatshëm për projektin që synon të ndërtojë klubi. Kontaktet mes palëve kanë vijuar gjatë ditëve të fundit dhe pritet që fi llimi i javës së ardhshme të sjellë zhvillime më konkrete në lidhje me këtë çështje.

FAKTOR ASPEKTI FINANCIAR- Partizani është në pritje të një përgjigjeje nga tekniku kroat, ndërsa paralelisht po analizon edhe detajet e mundshme të bashkëpunimit. Një nga aspektet që mbetet për t’u diskutuar është ai ekonomik. Negociatat nuk lidhen vetëm me projektin sportiv, por edhe me kushtet fi nanciare që mund të ofrojë klubi. Kjo për faktin se Partizani po përgatitet për një sezon të veçantë, ku nuk do të marrë pjesë në Kupat e Europës. Mungesa e ndeshjeve europiane nënkupton edhe mungesën e të ardhurave që zakonisht vijnë nga UEFA. Për këtë arsye, drejtuesit po tregohen të kujdesshëm në planifi kimin e buxhetit dhe në çdo vendim që lidhet me sezonin e ri.

OSMANI- Në diskutimet e zhvilluara gjatë kësaj periudhe është përmendur edhe emri i Qatip Osmanit. Ish-trajneri i Vllaznisë është një fi gurë e njohur në futbollin e rajonit dhe ka drejtuar më parë skuadra si Shkupi dhe Shkëndija e Tetovës. Përvoja e tij në kampionatet ballkanase e bën një emër të lakmuar për drejtuesit e Partizanit, megjithatë deri në këtë moment ai nuk duket të jetë alternativa kryesore. Në kampin e kuq, energjitë janë përqendruar te pista kroate dhe te mundësia për të arritur një marrëveshje me teknikun që ndodhet aktualisht në krye të listës. Për shkak të negociatave që vijojnë, identiteti i trajnerit nuk është bërë ende publik. Klubi preferon të ruajë konfi dencialitetin deri në momentin kur të ketë një zhvillim konkret.

SHKRIMIN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT

EJGI ÇABELI-PANORAMASPORT.AL