Nga pa skuadër, drejt Championsit, Albaneze i dhuron titullin Egnatias
Futbollisti me origjinë belge, Alesandro Albaneze, po përjeton një rilindje të jashtëzakonshme në karrierën e tij. Vetëm pak muaj pasi mbeti pa skuadër dhe u largua i zhgënjyer nga klubi belg RFC Liezh, 26-vjeçari ka arritur të shkruajë historinë në futbollin shqiptar me fanellën e Egnatias.

Mesfushori-sulmues ishte protagonisti absolut në ndeshjen vendimtare për titullin kampion, duke realizuar të dy golat që i siguruan Egnatias kurorën e kampiones së Shqipërisë. Një sukses i madh për lojtarin, i cili sezonin e kaluar përjetoi një periudhë të vështirë pas largimit nga RFC Liezh.
“Kalimi nga statusi i lojtarit pa skuadër në prag të pjesëmarrjes në Ligën e Kampioneve është diçka e pabesueshme”, shkruajnë mediat belge për historinë e Albanezes, që ka gjetur formën më të mirë të karrierës në kampionatin shqiptar. Falë paraqitjeve të tij dhe triumfi t në kampionat, Egnatia do të ketë mundësinë të garojë në turin kualifi kues të UEFA Champions League, ndërsa Albaneze pritet të jetë një nga pikat kyçe të skuadrës edhe në aventurën europiane.
Historia e 26-vjeçarit është një dëshmi se futbolli mund të ndryshojë gjithçka brenda pak muajsh: nga pasiguria e të qenit pa ekip, te statusi i heroit që sjell titullin kampion dhe ëndrrën e Ligës së Kampioneve.
PANORAMASPORT.AL













