Pengu i Milanit, flet Andoni Iraola: Liverpuli, një sfidë mjaft tërheqëse

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2026 | 14:23

Pengu i Milanit, flet Andoni Iraola: Liverpuli, një sfidë mjaft tërheqëse

Andoni Iraola ka nisur zyrtarisht rrugëtimin, si trajneri i ri i Liverpulit. Klubi i kuq i Premier Ligës zyrtarizoi arritjen e marrëveshjes me teknikun spanjoll, i cili ka hedhur firmën deri në vitin 2028. Iraola do të zëvendësojë në pankinë Arne Slot, i cili u largua nga detyra pas një sezoni larg pritshmërive. Ndërsa, spanjolli ka thënë edhe fjalët e para si pjesë e “Reds”. “Ju e njihni madhështinë e këtij klubi dhe nuk duhet shumë për t’u bindur. Jam shumë i emocionuar dhe mezi pres të filloj punën”, ishin fjalët e para të 43- vjeçarit, që ka firmosuar edhe kontratën e tij të re si trajner i Liverpulit deri në 2028-n.

iraola

Ndër të tjera, ai theksoi se gjithmonë e ka konsideruar Liverpulin si një klub të veçantë, jo vetëm për historinë e tij, por edhe për atmosferën dhe mbështetjen e jashtëzakonshme të tifozëve. “Nuk të duhen shumë arsye për t’u tërhequr nga ky klub. Liverpuli është Liverpul. Atmosfera, tifozët, klubi, lojtarët dhe mundësia për të drejtuar futbollistë të nivelit më të lartë… Por veçanërisht, mundësia për të luftuar për trofe. Të gjitha këto e bëjnë këtë sfidë jashtëzakonisht tërheqëse. Është e vështirë të gjesh diçka më të mirë se kaq”, tha spanjolli.

Në këtë mënyrë, Andoni Iraola bëri kapërcimin e madh në karrierën e tij duke u ulur në pankinën e një prej skuadrave më të mëdha të futbollit anglez dhe atij botëror. Ky “kërcim” vjen pas një sezoni fantastik në pankinën e Burnemuth, ku për herë të parë në histori drejtoi këtë ekip modest të Premier Ligës drejt kualifikimit në Europa Ligë. Më parë, trajneri bask kishte drejtuar ekipe si Rajo Vajekano në Spanjë dhe “AEK Larnaka” në Qipro, përpara se të merrte drejtimin e Burnemuth në kampionatin anglez. Por asnjë prej këtyre skuadrave nuk është në nivelin dhe historinë e Liverpul.

43- vjeçari u shpreh jashtëzakonisht i emocionuar dhe premtoi përkushtim maksimal për të sjellë suksese dhe për të përmbushur synimet e tifozëve në stadiumin historik “Anfield”. Detyra e parë e Andoni Iraola është të fitojë zemrën e tifozëve në “Anfied” dhe këtë mund ta bëjë vetëm duke luftuar për trofe në Angli dhe Europë.

PANORAMASPORT.AL