REKORD! Talenti që Shqipëria duhet të rikthejë, Adri Mehmeti mëson lajmin që ndryshon gjithçka për merkaton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2026 | 15:00

REKORD! Talenti që Shqipëria duhet të rikthejë, Adri Mehmeti mëson lajmin që ndryshon gjithçka për merkaton

Adri Mehmeti është padyshim talenti që Shqipëria duhet të rikthejë. “Transfermarkt”, një faqe me ndikim dhe e specializuar për vlerësimet e lojtarëve në treg, ka ndryshuar vlerën e Mehmetit.

adri mehmeti

17-vjeçari tashmë vlerësohet plot 6 milionë euro, që është dyfishi i shifrës së mëparshme. Automatikisht bëhet lojtari i dytë në listën e Nju Jork në MLS. Po ashtu renditet i 29-ti ndër lojtarët që aktualisht janë në Amerikë.

Rritja e jashtëzakonshme në vetëm një sezon, bën që të jetë ndër futbollistët më të vlerësuar të datëlindjes 2009. Më konkretisht tani mban vendin e gjashtë, pas yjeve që luajnë në klubet e Europës.

Douman është i pari, më pas ndjekin Skuirel, Monga, Madjo, Munongo dhe Mehmeti. Mesfushori regjistronte paraqitje me Shqipërinë U-15, para se SHBA ta merrte në gjirin e saj. Nëse do të ishte aktualisht pjesë e kuqezinjve, do të bëhej futbollisti i pestë më i vlerësuar në treg pas Anis Mehmetit, Asllanit, Muçit dhe Dakut.

Në merkaton e verës mund të ndryshojë ekip për shkak të interesit nga Europë. Padyshim që rritja e ndihmon për më tepër vëmendje.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL