E kishte rival në sezonin e kaluar, Skënderbeu bën planet me futbollistin e talentuar të U21

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2026 | 16:42

E kishte rival në sezonin e kaluar, Skënderbeu bën planet me futbollistin e talentuar të U21

Klubi i Skënderbeut po nis një cikël të ri në Kategorinë Superiore nën drejtimin e trajnerit Julian Ahmataj. Korçarët po bëjnë gati edhe listën që trajneri do të ketë në dispozicion dhe një nga ndryshimet, do të jetë edhe kthimi në bazë i mbrojtësit Kevi Mejdani.

skenderbeu

Futbollisti i dalë nga akademia e Skënderbeut, në sezonet e kaluara u huazua te Kukësi, me qëllimin që të merrte minuta dhe ashtu ndodhi, duke u kthyer në një nga protagonistët edhe të ecurisë që siguroi mbijetesën te klubi verilindor.

Me përfundimin e huazimit, lojtari i cili ka qenë edhe pjesë e Shqipërisë U21, do të bëhet pjesë e Skënderbeut në etapën e radhës në Superiore dhe pritet të ketë një rol në radhët e këtij ekipi si një lojtar të cilin klubi kërkon ta vlerësojë dhe t’i besojë më shumë hapësira.

PANORAMASPORT.AL