Alarm te Gjermania, Manuel Nojer bën me dhimbje koke trajnerin Nagelsman

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2026 | 15:20

Alarm te Gjermania, Manuel Nojer bën me dhimbje koke trajnerin Nagelsman

Pjesëmarrja e Manuel Nojerit në testin e fundit para Kupës së Botës është seriozisht në dyshim. Portieri nuk ishte në gjendje të stërvitej me ekipin as të enjten. Manuel Nojer është rikthyer në kombëtaren gjermane dhe pritet të jetë portieri titullar në Kupën e Botës.

NOJER

Siç dihet, Nojer pësoi një dëmtim në pulpën e këmbës në ndeshjen e fundit të sezonit kundër Këln dhe u detyrua të mungonte. Portieri humbi gjithashtu finalen e kupës, të cilën Bajerni e fitoi me rezultatin 3- 0 kundër Shtutgartit.

Prandaj, është e mundur që ndeshja e parë e Nojerit pas rikthimit të jetë direkt një ndeshje e Kupës së Botës. Portieri luajti për herë të fundit me kombëtaren gjermane pak më shumë se dy vjet më parë. Gjermania do ta nis fushatën e saj në Kupën e Botës më 14 qershor (ora 19:00) kundër skuadrës modeste të Curaçaos.

PANORAMASPORT.AL