Goditje e rëndë për Argjentinën, dëmtohet në stërvitje një nga yjet e skuadrës dhe humb Botërorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2026 | 17:46

Goditje e rëndë për Argjentinën, dëmtohet në stërvitje një nga yjet e skuadrës dhe humb Botërorin

Botërori 2026 ka humbur një protagonist vetëm pak ditë para fillimit të tij. Federata e Argjentinës bëri të ditur zyrtarisht se ka humbur shërbimet e mbrojtësit Leonardo Balerdi.

balerdi

Kapiteni i Olimpik Marsejës pritej të kishte një rol më qendror në planet e Skalonit gjatë këtij turneu, por për fatin e tij të keq, gjatë stërvitjeve të fundit, ka pësuar një dëmtim të rëndë muskulor në shputën e këmbës, që do të bëjë ta humbasë aktivitetin.

“Mbrojtësi Leonardo Balerdi ka pësuar një dëmtim muskulor në shputën e këmbës së djathtë dhe nuk mund të bëjë pjesë në grupin e lojtarëve që merr pjesë në Botëror”, shkruhej në njoftimin e federatës.

Sipas mediave argjentinase, Skaloni po mendon ende për zëvendësimin e tij, teksa parashikohet që njëri mes Markos Senesi dhe German Pecela t’i bashkohen ekipit për të plotësuar numrin e futbollistëve pjesëmarrës.

PANORAMASPORT.AL