Postuar: Qershor 6, 2026 | 18:49
Ditë historike për Elseid Hysajn, shkruan emrin në librin e 100-shes dhe bën Shqipërinë të 121-tën
Elseid Hysaj do të zbresë sot në fushën e lojës në “Air Albania” për miqësoren ndaj Luksemburgut duke mbajtur përsëri shiritin e kapitenit, edhe pse Berat Gjimshiti do të jetë titullar.

Kjo për faktin e thjeshtë se ndeshja e sotme është shumë e veçantë dhe historike për Hysajn dhe Shqipërinë, pasi bëhet futbollisti i parë i Kombëtares shqiptare i cili arrin shifrën e 100 ndeshjeve me fanellën e saj.
Kësisoj, Hysaj do të bëhet sot futbollisti i 677 në botë i cili arrin këtë shifër, sipas të dhënave të FIFA-s, ndërsa Shqipëria bëhet vendi i 121-të i cili ka një përfaqësues të saj në këtë listë shumë të veçantë futbollistësh.
PANORAMASPORT.AL













