“Jam gati të luaj edhe mbrojtës i djathtë sepse trajneri…”, Seferi flet pas kthimit në Kombëtare: Ja ku ndryshon Maran me Silvinjon
Taulant Seferi është kthyer përsëri të jetë pjesë e Kombëtares shqiptare pas më shumë se një viti larg saj. Sulmuesi luajti në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Luksemburgut dhe tregoi ndjesitë e tij për këtë kthim.

“Ka një vit e ca që nuk kam qenë në Kombëtare. U ndjeva i lumtur kur mora ftesën, por shumë i mërzitur për dy ndeshjet që humbëm. Nuk duhej të ndodhte.
Ndryshimi është se trajneri i ri do të luajmë më shumë me topin, të shkojmë më shumë në presing, mendoj se nuk kemi pasur shumë kohë të ushtrojmë taktikën. Ndaj kemi pasur më shumë mangësi në të dy ndeshjet. Por shpresoj që me kohë ta përmirësojmë shumë.
Në fillim të javës kam dalë në stërvitje edhe si mbrojtës i djathtë, se trajneri do që mbrojtësi i djathtë të ngrihet lart e të jetë më ofensiv. Nëse trajneri do që të jem aty unë, jam i gatshëm.
Roli i preferuar? Të them të drejtën unë kam shumë dëshirë të shkoj në thellësi, me vrapime për të marrë thellësinë. Por edhe në ekip po luaj në krah, gjithë sezonin jam ndjerë mirë, mund të bëj të dy rolet me dëshirë”, tha Seferi për “SuperSport”.
PANORAMASPORT.AL













