Elseid Hysaj si Pujol dhe Jaja Ture, ja cilët janë lojtarët me 100 ndeshje në përfaqësuese që arriti mbrojtësi kuqezi
Elseid Hysaj është bërë pjesë e një grupi mjaft të kufizuar lojtarësh në historinë e futbollit botëror që kanë arritur kuotën e 100 ndeshjeve me ekipin e tyre përfaqësues.

Ndeshja ndaj Luksemburgut është e 100-ta për mbrojtësin shqiptar që e ka nisur karrierën e tij me kuqezinjtë në shkurtin e vitit 2012 në miqësore ndaj Gjeorgjisë, duke u bërë shpejt pjesë e pandashme e grupit kuqezi në këto 14 vite.
Sot, ndeshja e tij e 100 bën që ai të arrijë emra legjendarë të futbollit botëror që janë ndalur në këtë kuotë në karrierën e tyre me ekipet përfaqësueses. Karles Pujol i Spanjës, Jaja Ture i Bregut të Fildishtë, Robinjo i Brazilit apo Dario Simicc i Kroacisë janë disa nga emrat që kanë arritur kuotën e 100 ndeshjeve si mbrojtësi kuqezi.

PANORAMASPORT.AL













