LIVE SHQIPËRI-LUKSEMBURG/ Goditen kuqezinjtë! Pësojnë gol që në minutat e parë të duelit (VIDEO)
Shqipëria luan ndaj Luksemburgut ndeshjen e dytë miqësore në periudhën e qershorit, pak ditë pas humbjes 1-0 ndaj Izraelit në “Air Albania”.

Kuqezinjtë do të duan të lënë pas zhgënjimin e pak ditëve më parë dhe t’i sigurojnë trajnerit Maran të paktën një fitore në javën e tij të parë në drejtim.
Vetë tekniku italian ka bërë tre ndryshime në krahasim me 3 ditë më parë në formacion. Ajeti, Mehmeti dhe Broja nuk janë në rreshtim, të zëvendësuar përkatësisht nga Pllana, Bajrami dhe Uzuni. Për Mehmetin duhet theksuar se mungon për shkak të një viroze, ndërsa Uzuni është rikuperuar nga një e tillë që e pengoi të ishte pjesë e ndeshjes së parë.
LIVE SHQIPËRI-LUKSEMBURG 0-1
8′ Sinani
NGJARJET KRYESORE
33’ Sinani tenton portën pa gjetur katërkëndorin e Sherrit.
32’ Asllani ndëshkohet me të verdhë për një faull në mesfushë.
27’ Prej disa minutash kuqezinjtë kanë kontrollin e lojës, duke qarkulluar topin, por pa gjetur hapësirën që të gjuajnë në portë.
19’ Asllani lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, portieri i miqve kontrollon. (VIDEO)
17’ Top interesant në thellësi për Laçin, mbrojtja e Luksemburgut devijon në këndore.
11’ Darderi hyn përsëri në zonë nga e majta, gjuajtja e tij në qendër ndalet nga Sherri.
8’ Goditen kuqezinjtë! Dardari kalon me lehtësi Pllanën dhe më pas pason në qendër për Sinanin i cili tund rrjetën. (VIDEO)
7’ Bajrami nga e djathta pason në shtyllën e parë ku Laçi nuk kthen dot sferën drejt rrjetës. (VIDEO)
5’ Duarte ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Ramadanit.
4’ Laçi jep iluzionin e golit me një gjuajtje në kufijtë e zonës që shkon jashtë ngjitur me shtyllën. (VIDEO)
1’ Miqtë gjejnë hapësirë menjëherë në të majtën dhe krosojnë në zonë, Mitaj largon rrezikun.
1’ Nis dueli në “Air Albania”.
FORMACIONET ZYRTARE
SHQIPËRIA: Sherri, Hysaj, Pllana, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Hoxha, Uzuni.
Trajner: Rolando Maran
LUKSEMBURGU: Pereira, Karlson, Koraç, Jans, Pinto, Martins, Moreira, Dardari, V. Til, Duarte, Sinani
Trajner: Xhef Shtraser

PANORAMASPORT.AL













