Postuar: Qershor 6, 2026 | 19:43
“Tifozat KuqeZi” zgjedhin protestën para stadiumit: Ndeshja zhvillohet në shesh
Grupimi më i madh i tifozëve të Kombëtares shqiptare, “Tifozat KuqeZi”, kanë vendosur që të mos jenë pjesë e tribunave në ndeshjen e sotme që Kombëtarja luan kundër Luksemburgut.

Numrat e tyre në tribunë për ndeshjen me Izraelin ishin minimale dhe ata ikën menjëherë pas takimit, pa u përshëndetur si zakonisht me lojtarët. Dhe postimi i sotëm në rrjete sociale nga ky grupim pak minuta para ndeshjes, bëri të qartë se kishin zgjedhur një tjetër “ndeshje”.
“Nuk mundemi të shkojmë në stadium kur ndeshja zhvillohet në shesh…. sot jemi në shesh…”, shkruante grupimi duke i bashkuar protestës në kryeqytet me pankarta edhe kundër zhvillimit të Europianit të U21 në bashkëpunim me Serbinë.
PANORAMASPORT.AL













