Postuar: Qershor 6, 2026 | 19:30
VIDEO/ “Air Albania” thuajse i boshatisur para ndeshjes së Shqipërisë, shihni pamjet nga stadiumi
Stadiumi “Air Albania” pret sot ndeshjen miqësore mes Shqipërisë dhe Luksemburgut. Por tifozët shqiptarë qartësisht nuk e kanë mendjen te kuqezinjtë duke parë atë që po ndodh jo shumë larg impiantit kryeqytetas me protestat popullore.

Kjo reflektohet edhe në pamjet nga stadiumi të regjistruara vetëm 45 minuta para sfidës, me një numër minimal personash të pranishëm.
SHIH VIDEON
Por ndërkohë, në tribunë nuk mungojnë as një numër i vogël tifozësh të Luksemburgut, të cilët kanë udhëtuar për të parë këtë ndeshje në impiantin kryeqytetas.

ERJON ALLARAJ – PANORAMASPORT.AL













