“Atë çfarë na tha trajneri pas ndeshjes do e lëmë në dhomat e zhveshjeve”, Shehu ka humbur formacionin: I zgjedh lojtarët sipas vizionit dhe ideve të tij
Julian Shehu është një nga lojtarët që ka humbur vendin në formacion me afrimin e Rolando Maran në pankinën e Shqipërisë. Sipas tij, mungesa e rezultateve dhe lojës së Shqipërisë nën drejtimin e italianit, ka të bëjë me faktin se ekipi duhet të përshtatet me idetë e trajnerit, me të cilat ai zgjedh edhe formacionin.

“Kur vjen një trajner i ri, natyrisht ka idetë dhe vizioni e vet të lojës, në bazë të ideve dhe vizionit edhe vendos e zgjedh lojtarët për formacionin dhe mënyrën si duhet të luajmë. Besoj se janë shumë pak ditë që ne të arrijmë të përshtatemi me idetë e tij dhe kërkon pak kohë. Mendoj se janë dy module krejtësisht të ndryshme nga ajo që kemi luajtur më përpara, ndaj duhet më shumë kohë për t’u përshtatur me vizionin dhe idetë që ka trajneri.
Për mua personalisht rëndësi ka të fitojë Kombëtarja, nuk ka rëndësi nëse filloj nga minuta e parë apo 70-80. Rëndësi ka të kemi rezultate të mira, sa të jem në fushë unë, do të jap kontributin tim e maksimumin tim për Kombëtaren.
Besoj se do të jemi gati për në shtator, sepse normalisht ajo koha nuk është e shumtë, por besoj se edhe nga këto kemi marrë mësime se ku duhet të përmirësohemi. Fazat e lojës si dhe gabimet që kemi bërë dhe shpresoj t’i rregullojmë dhe jemi gati sigurisht.
Çfarë tha trajneri pas ndeshjes? Thjesht na tha 2-3 detaje dhe gjëra të vogla që kam dëshirë t’i lë brenda dhomave të zhveshjes, nuk dua t’i them këtu dhe kaq”, tha Shehu për “SuperSport”.
PANORAMASPORT.AL













