Ylli i Gjermanisë te Bajerni? Nathaniel Braun jep komentin e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2026 | 18:04

Ylli i Gjermanisë te Bajerni? Nathaniel Braun jep komentin e tij

Siç u zbulua të enjten, mbrojtësi i majtë i Frankfurt, Nathaniel Braun ka arritur një marrëveshje për transferim te Bajerni.

dsadasadsasdadsads

Vetë lojtari komentoi të njëjtat zëra për të ardhmen e tij. “Jam plotësisht i fokusuar te Kupa e Botës. Prandaj nuk do të komentoj sot,” tha 22 vjeçari në një konferencë për shtyp. “Nuk më ndikon. Tani është vetëm Kupa e Botës. Ajo është fokusi im.”

“Sky” kishte raportuar më herët për një marrëveshje mes Braun dhe Bajernit për një kontratë deri në vitin 2031. Braun thuhet se ka shprehur dëshirë të fortë për tu transferuar në Mynih dhe, pavarësisht ofertave të tjera, ai dëshiron vetëm Bajernin.

Megjithatë, çmimi i transferimit mbetet ende një pengesë. Bajerni është i gatshëm të paguaj rreth 50 milionë euro për lojtarin. Ndërkohë, Frankfurt raportohet se kërkon 60– 65 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL