VIDEO/ Përsëritet drama! Kristian Eriksen pëson kolaps në fushën e lojës, braktiset ndeshja miqësore
Kristian Eriksen është bërë përsëri protagonist sot me një ngjarje që fatkeqësisht ka të bëjë me gjendjen e tij shëndetësore. Ylli i Danimarkës ka pësuar edhe një herë kolaps në fushën e lojës në një ndeshje të përfaqësueses së tij.

Ngjarja ka ndodhur në pjesën e dytë të miqësores mes Danimarkës dhe Ukrainës. Eriksen po ecte normalisht kur më pas u rrëzua në tokë duke alarmuar lojtarët e të dy skuadrave me stafet mjekësore që ndërhynë me shpejtësi.
Pas disa minutash trajtim në fushë, lojtari ia doli të çohej në këmbë dhe të hipte vetë në ambulancë për të shkuar në spital. Ndërkohë, dy skuadrat vendosën bashkërisht që të ndërpritej kjo ndeshje, mes duartrokitjeve të publikut që mirëkuptoi veprimin.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL













