Juventusi piketon lojtarin e Bajernit! Futbollisti është dakord, por bavarezët kërkojnë shumë
Sipas një raporti nga Italia, Kim Min-zhae ka rënë dakord të transferohet te Juventus, por çmimi i kërkuar nga Bajerni mund të jetë një pengesë serioze.

Pas rënies në hierarkinë e mbrojtjes qendrore te Bajerni, Kim Min-zhae mund të largohet këtë verë. Mbrojtësi korean ka dhënë “dritën jeshile” për një transferim te Juventus, i cili e sheh atë si një zëvendësim të mundshëm për Bremer. Nëse ky transferim realizohet, ai do të ribashkohej me trajnerin Luçiano Spaleti, nën drejtimin e të cilit ai shkëlqeu te Napoli.
Pengesa kryesore është çmimi i kërkuar nga Bajerni, rreth 40 milionë euro, ndërsa Juventusi shpreson ta ul këtë shifër në negociata. Kim u transferua te Bajerni për rreth 50 milionë euro nga Napoli dhe aktualisht vlera e tij në treg vlerësohet rreth 20 milionë euro.
PANORAMASPORT.AL













