STRATEGJIA/ Trajneri dhe lojtarët “low cost”, vuajtje për drejtorin Ibraimi te Partizani
Partizani po përgatitet për një verë ndryshe nga ato që ka përjetuar në vitet e fundit. Pas përfundimit të sezonit 2025-2026, drejtuesit e klubit janë përballë një sfide që nuk lidhet vetëm me merkaton apo me zgjedhjen e trajnerit të ri.

Këtë herë, sfida kryesore duket se është gjetja e ekuilibrit mes mundësive financiare dhe ambicieve sportive që shoqërojnë gjithmonë një klub me historinë e Partizanit.
MUNGESA E TË ARDHURAVE NGA EUROPA- Mungesa në Kupat e Europës ka ndryshuar ndjeshëm panoramën e kësaj vere. Të kuqtë nuk arritën të siguronin një vend në kompeticionet europiane dhe kjo do të thotë se në buxhetin e klubit do të mungojnë të ardhurat që zakonisht vijnë nga pjesëmarrja në turnetë e UEFA-s.
Për çdo skuadër shqiptare, këto të ardhura përbëjnë një mbështetje të rëndësishme fi nanciare dhe mungesa e tyre ndikon drejtpërdrejt në planifi kimin e sezonit pasardhës. Megjithatë, fakti që Partizani nuk do të luajë në Europë nuk do të thotë se pritshmëritë kanë rënë. Përkundrazi, pas një kampionati të mbyllur në vendin e pestë, ekziston dëshira për të rikthyer skuadrën në nivelet ku tifozët janë mësuar ta shohin. Pikërisht këtu nis edhe dilema më e madhe e kësaj vere.
Nga njëra anë, klubi duhet të tregojë kujdes me shpenzimet dhe të mos dalë jashtë parametrave financiarë që ka vendosur. Nga ana tjetër, skuadra ka nevojë për ndërhyrje të caktuara në merkato dhe për zgjedhje të kujdesshme që të mund të rivalizojë sërish për objektiva të rëndësishëm.
LAJMIN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT
EJGI ÇABELI-PANORAMASPORT.AL













