Postuar: Qershor 8, 2026 | 9:04
VIDEO/ Dasmë kuqezi, sulmuesi i Kombëtares i jep fund beqarisë. Edhe Duka ia merr valles mes futbollistëve
Zhgënjimi i dy ndeshjeve të Kombëtares është lënë shpejt pas për Arbër Hoxhën, pasi sulmuesi i kuqezinjve e ka kthyer vëmendjen te një ngjarje shumë e rëndësishme për jetën e tij.

Anësori i majtë i sulmit i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar këtë fundjavë me Djellza Kadriajn, teksa ka zhvilluar edhe dasmë ku kishte të ftuar pjesëtarë të ekipit kombëtar. Emra si Hysaj, Daku e Shehu binin në sy mesa dasmorëve.
Njëkohësisht i pranishëm ishte edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili është shfaqur duke kërcyer gjithashtu mes futbollistëve në dasmën e Hoxhës.
PANORAMASPORT.AL













