E papritur! Milani i shkatërroi karrierën, futbollisti “var këpucët” në gozhdë para kohe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2026 | 17:28

E papritur! Milani i shkatërroi karrierën, futbollisti “var këpucët” në gozhdë para kohe

Divok Origi ka vendosur të varë këpucët në gozhdë. Dhe pse 31 vjeç, ish-sulmuesi nuk do vazhdojë me futbollin e luajtur.

Screenshot 2026-06-08 172802

Karriera e Origit u shkatërrua te Milani. Aty ku vitin e kaluar fitonte 4 milionë euro, ndërsa u përjashtua nga ekipi i parë dhe u dërgua te Milan Futuro.

Belgu mbeti zyrtarisht pa ekip në janarin e këtij viti. Më parë ishte shprehur se nuk luante me ekipin U-23 të kuqezinjve dhe kështu ndodhi.

Ish-lojtari i Belgjikës e njoftoi vendimin e tij përmes rrjeteve sociale. Aty ku edhe Liverpul, si një nga klubet ku përjetoi momente të bukura, i komentoi.

POSTIMI I ORIGIT

“Qëllimi im si futbollist është përmbushur. Kam realizuar ëndrrat e fëmijërisë sime. Të luaj në skenat më të mëdha dhe të fitoj trofetë më prestigjiozë. I jam mirënjohës Zotit për gjithçka.

Tifozëve të mi anembanë botës, që më ndihmuan të shkëlqej. Çdo moment i paharrueshëm, çdo gol dhe çdo faqe historie që shkruam së bashku do të na përkasin përgjithmonë.

Çdo klubi ku kam luajtur, si dhe të gjithë trajnerëve dhe bashkëlojtarëve që kanë qenë pranë meje, ju falënderoj. Ju më formësuat në mënyra që shkojnë shumë përtej fushës së futbollit.

Ishte nder dhe kënaqësi të përfaqësoja Belgjikën, vendin tim, duke mbajtur gjithmonë me krenari Kenian, rrënjët e mia. Dhe familjes sime, si edhe njerëzve më të afërt… pa ju nuk do të isha ai që jam sot. Do t’ju jem përjetësisht mirënjohës.

Misioni është përmbushur. Tani po nis një kapitull të ri të jetës sime. Udhëtimi vazhdon… Me dashuri, Divok Origi”.

Screenshot 2026-06-08 172837

PANORAMASPORT.AL