ZYRTARE/ Pa trajner pas dështimit në Seria A, prezantohet një kampion Bote: Falenderoj nënën e presidentit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2026 | 16:49

ZYRTARE/ Pa trajner pas dështimit në Seria A, prezantohet një kampion Bote: Falenderoj nënën e presidentit

Tashmë është edhe zyrtare. Fabio Groso është prezantuar si trajneri i ri i Fiorentinës. Flitet për një 48-vjeçar nga Italia që e mbylli me Sasuolon, ndërsa në karrierën si lojtar fitonte Kupën e Botës me Italinë.

Screenshot 2026-06-08 164844

Kontrata e firmosur vlen për dy vite. Opsioni i rinovimit qëndron edhe për një sezon tjetër. Paga që Groso do përfitojë do të jetë 1,2 milionë euro në vit.

NJOFTIMI I FIORENTINËS

Fiorentina njofton se Fabio Groso është trajneri i ri. I lindur në Romë më 28 nëntor 1977, Groso e nisi karrierën si trajner në vitin 2013 në me të rinjtë e Juventusit.

Debutimi i tij në drejtimin e një ekipi të parë daton në vitin 2017, në stolin e Barit në Serinë B. Gjatë karrierës së tij, trajneri i ri vjollcë ka drejtuar gjithashtu, ndër të tjera, Lyon, Frosinone dhe Sasuolo, duke arritur dy ngjitje nga Seria B në Seria A dhe duke siguruar, gjatë sezonit të fundit në drejtimin e skuadrës së Sasuolos, vendin e 11 në renditje si ekip i sapongjitur.

E gjithë Fiorentina është e lumtur të mirëpresë me entuziazëm të madh një kampion Bote dhe një trajner që sjell me vete kompetencë, freski dhe entuziazëm: mirë se erdhe, mister Fabio Groso!

Dhe trajneri i ri i Fiorentinës komentoi kështu: “Falënderoj të gjithë klubin, në veçanti presidentin Xhusepse Komiso dhe nënën e tij Katerin që më besuan drejtimin e Fiorentinës.

Jam vërtet i lumtur që mund të shfrytëzoj këtë mundësi të jashtëzakonshme”, tha Fabio Grosso. Më pas vijoi: “Vij në një klub prestigjioz, me një tifozëri të apasionuar dhe një qytet që e jeton futbollin me intensitet të madh.

Nuk më pëlqen kurrë të bëj premtime, por duke qenë i vetëdijshëm për përgjegjësitë që më presin, ndiej që që nga fillimi mund të garantoj seriozitet, profesionalizëm dhe përkushtim në ndërtimin e një skuadre që të ketë guxim dhe ambicie. Jam sinqerisht i entuziazmuar dhe mezi pres të filloj”.

PANORAMASPORT.AL