I lehu qeni, tenistja se*si humbi pikën vendimtare në “Roland Garros”
Një episod sa i pazakontë, aq edhe argëtues ka shoqëruar aventurën e tenistes ruse Anna Kalinskaya në turneun “Roland Garros”. Ish-partnerja e Jannik Sinner ka treguar se humbi një pikë shumë të rëndësishme gjatë një ndeshjeje për shkak të lehjes së qenushes së saj, Bella.

Sipas rrëfimit të Kalinskayës, incidenti ndodhi gjatë përballjes së fituar në setin e tretë ndaj Anastasia Potapova. Gjatë setit të parë, lehja e papritur e qenushes nga tribunat i tërhoqi vëmendjen tenistes ruse në një moment delikat të lojës, duke e bërë të gabonte lehtësisht pranë rrjetës dhe të humbiste pikën.

Situata u bë edhe më e veçantë pasi partneri i saj aktual, Tomas Ferrari, u detyrua të largohej nga tribuna për të qetësuar qenushen dhe për të shmangur ndërprerje të tjera. Kalinskaya dhe Ferrari janë rikthyer së bashku pas përfundimit të lidhjes së tenistes me Sinnerin, ndërsa ky episod mbetet një nga historitë më kurioze të këtij edicioni në “Roland Garros”.
PANORAMASPORT.AL













