Holanda konfirmon goditjen e rëndë, ylli i skuadrës humbet Botërorin pas dëmtimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2026 | 20:57

Holanda konfirmon goditjen e rëndë, ylli i skuadrës humbet Botërorin pas dëmtimit

Jurrien Timber ka humbur Botërorin. Holanda konfirmoi se mbrojtësi i djathtë i Arsenalit do të largohet nga grumbullimi.

Screenshot 2026-06-08 205722

“Mbrojtësi 24-vjeçar nuk është rikuperuar mjaftueshëm nga një dëmtim, për të marrë pjesë në Kupën e Botës në një mënyrë që konsiderohet e përgjegjshme nga pikëpamja mjekësore.

Prandaj, në konsultim me stafin mjekësor, është vendosur që Timber të largohet nga grumbullimi i ekipit kombëtar në Nju Jork pas ndeshjes kundër Uzbekistanit. Jemi me ty Jurrien”, shkruhet në njoftim.

Vendin e tij ndërkohë e merr Lutsharel Gertruida. Ky i fundit e mbylli sezonin si i huazuar te Sauthempton, ndërsa kartonin e tij e zotëron Lajpcig.

PANORAMASPORT.AL