Pas kolapsit të radhës në fushë, reagon për herë të parë Eriksen: Ishte ndryshe nga viti 2021

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2026 | 18:52

Pas kolapsit të radhës në fushë, reagon për herë të parë Eriksen: Ishte ndryshe nga viti 2021

Kristian Eriksen i trembi të gjithë mbrëmë. Futbollisti i Danimarkës pësoi sërish kolaps në fushë, ndërsa këtë herë e mbrojti defibrilatori. Pas makthit të Euro 2020, Eriksen përjetoi një tjetër situatë. Miqësorja me Ukrainës u mbyll para kohe, pikërisht për shkak të kësaj situate.

Screenshot 2026-06-08 185157

Eriksen ka reaguar së fundmi duke qetësuar tifozët. Lojtari i Danimarkës ka konfirmuar se është mirë.

“Dua t’i bëj të ditur të gjithëve se jam mirë dhe se ndodhem në shtëpi me familjen time. Siç mund ta imagjinoni, marrja e një goditjeje nga ICD-ja ime ka pasur një ndikim të madh si tek unë, ashtu edhe tek familja ime. Por dua t’i siguroj të gjithë se kjo ishte një situatë ndryshe nga ajo që ndodhi në vitin 2021.

Ndihem mirë dhe rikuperimi im tashmë ka filluar. Përveçse jam mirënjohës për mbështetjen dhe ndihmën e të gjithë lojtarëve dhe ekipit mjekësor në fushë, jam gjithashtu jashtëzakonisht mirënjohës ndaj mjekëve që janë kujdesur për mua dhe zemrën time ndër vite. Falë ekspertizës së tyre, ICD-ja ime bëri pikërisht atë për të cilën ishte projektuar: Të më mbronte kur kisha nevojë.

Për momentin, fokusi im është te rikuperimi, kalimi i kohës me familjen time, pushimet dhe të luaj futboll me fëmijët e mi”, shprehet Eriksen.

PANORAMASPORT.AL