Drejtues të rinj dhe trajner i vjetër, sulmuesi mund të shkojë te Milani bashkë me teknikun
Zhan-Filip Mateta mund të rikthehet si objektiv i Milanit në këtë merkato verore. Sulmuesi francez mund të mbërrijë në Milano së bashku me trajnerin e tij, Oliver Glasner. Tifozët kuqezinj e kujtojnë mirë fundin e merkatos së dimrit. Milani kishte bllokuar transferimin e Zhan-FilipMatetës, duke e konsideruar si një objektiv të rëndësishëm për repartin ofensiv.

Klubi kishte arritur një marrëveshje me Kristal Palas për ta sjellë menjëherë në dispozicion të Masimiliano Alegrit. Kur gjithçka dukej e mbyllur dhe lojtari ishte pranë udhëtimit drejt Milanos, transferimi dështoi. Arsyeja ishte se drejtuesit e Milanit nuk ishin të bindur për gjendjen e gjurit të futbollistit. Tani, emri i Matetës është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, drejtuesit e klubit do të jenë të rinj dhe trajneri i tij aktual, Oliver Glasner, konsiderohet kandidati kryesor për pankinën e Milanit.
Aktualisht, emri që po qarkullon më shumë për të marrë drejtimin e Milanit është ai i trajnerit austriak Oliver Glasner. Ai vjen pas dy viteve e gjysmë shumë të suksesshme në krye të Kristal Palas, skuadër që e ka udhëhequr drejt fi timit të trofeve historikë, përfshirë edhe një sukses europian të arritur pak ditë më parë. Nëse Glasner do të zgjidhet nga Xherri Kardinale dhe Zlatan Ibrahimoviç për të drejtuar skuadrën kuqezi, ai mund të jetë çelësi për të sjellë edhe Zhan-Filip Matetën në Milano.
Kjo është hipoteza e hedhur nga “Tuttosport”, me trajnerin që e ka ndihmuar të shfaqë versionin më të mirë të karrierës së tij dhe me një drejtim të ri të klubit, rruga drejt transferimit nuk duket aspak e pamundur.
NEVOJA PËR GOLA – Mosardhja e Zhan-Filip Matetës te Milani në janar mund të ketë qenë një nga momentet vendimtare të sezonit kuqezi. Francezi nuk iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në gju dhe vazhdoi të luante në nivele të larta. Ai shënoi 6 gola në pjesën e dytë të sezonit (kundrejt vetëm një goli të Fylkrygut), ndër të cilët edhe golin më të rëndësishëm në fi nalen e Conference League.
Gjithashtu, ai mori ftesë nga Didie Deshamp për Kupën e Botës. Në përgjithësi, sezoni i tij rezultoi një sukses i plotë. Ndërkohë, Milani ka nevojë urgjente për gola, një nga problemet kryesore që ndikoi në dështimin e sezonit të fundit. Mateta është një sulmues që ka treguar vazhdimisht se di të shënojë. Për më tepër, çmimi i tij mund të jetë më i ulët krahasuar me 35 milionë eurot e kërkuara gjatë merkatos së dimrit. Kontrata e francezit skadon në vitin 2027 dhe, me afrimin e afatit, vlera e transferimit pritet të ulet. Për këtë arsye, Mateta mund të përfaqësojë një mundësi të favorshme për Milanin në çdo aspekt.
PANORAMASPORT.AL













