Bashkë me Bregun u konsideruan e ardhmja e Skënderbeut, kush është sulmuesi që rikthehet në Shqipëri për kryeqytetasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2026 | 20:27

Bashkë me Bregun u konsideruan e ardhmja e Skënderbeut, kush është sulmuesi që rikthehet në Shqipëri për kryeqytetasit

Almir Ajzeraj u shfaq sot në ambientet e Dinamos. Sulmuesi i lindur në Prishtinë shton forcat në ekipin e trajnerit Ilir Daja, që filloi përgatitjet në kuadër të sezonit të ri.

Screenshot 2026-06-08 190533

Ajzeraj është 28 vjeç dhe shfaqet si sulmues anësor. Në karrierën e tij regjistron paraqitje edhe me Kosovën U-21.

I gjatë 1.72 metër, bëhet fjalë për një futbollist që rikthehet në Shqipëri. Ishte vera e vitit 2018, kur Skënderbeu e transferoi dhe kontrata u firmos për katër vite.

Pas disa muajsh u huazua te Ballkani. Nga Skënderbeu u largua përfundimisht në janarin e vitit 2020, me kujtimin e vetëm katër ndeshjeve dhe një goli duke u konsideruar dështim.

Transferimi te Drita më pas rezultoi i duhuri. Prej më shumë se 6 vitesh luajti 253 ndeshje zyrtare ku shënoi 21 gola dhe asistoi 35 të tjerë.

Kur Skënderbeu e transferoi, Ajzeraj ishte 20 vjeç. Asokohe bashkë me Dejvi Bregun shikoheshin si lojtarët e së ardhmes. Për Ajzerajn në Kosovë flitej si pasardhësi i Besart Berishës. Nëse Skënderbeu e transferonte si mesfushor i majtë, por edhe organizator, te Drita u kthye në sulmues.

ajzeraj

Transferimi i parë te Dinamo, sulmuesi më i kërkuar i bashkohet ekipit të Ilir Dajës

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL