Ederson drejt Junajtid, përmbyllen edhe detajet e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2026 | 19:05

Ederson drejt Junajtid, përmbyllen edhe detajet e fundit

Mesfushori brazil ian, Ederson do të jetë futbollist i ri i Junajtid. “Djajtë e kuq” kanë arritur marrëveshje me skuadrën e Atalantas, për transferimin e tij. Mësohet se janë kompletuar të gjitha dokumentet, ku Ederson ka nënshkruar kontartë me skuadrën angleze. Konkretisht, Manchester United do të paguajë 45 milionë euro te skuadra e Atalantas, për transferimin e lojtarit nga Brazili. Testet mjekësore do të kryen në ditet në vazhdim, derisa mesfushori brazilian do të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare.

Screenshot 2026-06-08 190449

Mesfushori brazilian kishte ndalur të gjitha bisedimet me klubet e tjera që dy javë më parë, pasi prioriteti i tij i vetëm ishte transferimi te Junajtid. Ai ka qenë plotësisht i fokusuar te kalimi në “Old Trafford”, duke refuzuar të shqyrtojë edhe oferta të tjera të ardhura nga klubet e tjera nga Evropa. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, të gjitha dokumentet janë përfunduar dhe lojtari ndërkombëtar brazilian do të mbërrijë në Old Trafford në një marrëveshje me vlerë 45 milionë euro, përfshi edhe bonuset.

Transferimi i brazilianit ishte një përparësi për ekipin e ‘Old Trafford’, pasi u nda me Casemiron. Fakti që ai kishte një kontratë me Atalantën vetëm deri në verën e vitit 2027 i lejoi ekipit anglez ta merrte për një tarifë transferimi më të ulët se ajo e raportuar disa muaj më parë. Ai bëri përshtypje tek Atalanta, ku mbërriti në verën e vitit 2022, Ederson shpejt u vendos si një nga lojtarët kryesorë të ekipit të Bergamos.

Braziliani mund të luajë si përpara mbrojtjes ashtu edhe në një rol më të avancuar në mesfushë. Në sezonin e përfunduar, mesfushori ka luajtur 41 ndeshje në të gjithë kompeticionet, duke arritur të shënojë tre herë dhe të japë po aq asiste. E kualifikuar për Ligën e Kampionëve gjatë sezonit të kaluar, skuadra e stërvitur nga Kerrik synon të sjellë përforcime të rëndësishme këtë verë, veçanërisht në mesfushë, ku priten ndryshime të tjera.

PANORAMASPORT.AL