ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, largohet mesfushori i afruar me bujë te Partizani
Amos Nondi ka ndarë publikisht edhe njoftimin për largimin nga Partizani. “Panorama Sport” e kishte paralajmëruar më parë vendimin për të ardhmen, ndërsa ishte vetë klubi i kuq që vendosi të mos i rinovonte kontratën.

Nondi u transferua me bujë për të përforcuar mesfushën. Dëmtimi i rëndë që pësoi në javën e parë të stërvitjes, bëri që të humbiste pjesën më të madhe të sezonit.
Nondi u dëmtua edhe kur u rikthye. 27-vjeçari i përfaqësueses së Kenias u largua me kujtimin e vetëm një minute. Debutimi erdhi në fundin e ndeshjes së fituar 2 me 0 ndaj Egnatias tek “Arena e Demave”.
Postimi i Amos Nondit:
“Të gjithëve te FK Partizani,
Kohës sime në klub i ka ardhur fundi dhe dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi. Faleminderit të gjithë shokëve të skuadrës, trajnerëve dhe stafit për gjithçka gjatë kësaj periudhe. Dhe sigurisht, një falënderim i veçantë shkon për të gjithë tifozët.
I uroj klubit vetëm suksese në sezonin e ardhshëm dhe në të ardhmen. Me respekt”.

PANORAMASPORT.AL













