Alvarez shfaqet në radarin e Real Madrid, përgjigjet menjëherë agjenti i sulmuesit të Atletikos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2026 | 22:01

Alvarez shfaqet në radarin e Real Madrid, përgjigjet menjëherë agjenti i sulmuesit të Atletikos

Hulian Alvarez u lidh me një transferim te Real Madrid, ndërsa përfaqësuesit e yllit të Atletikos kanë vendosur të përgjigjen.

Screenshot 2026-06-08 215950

“Nuk kemi asnjë informacion për këtë dhe askush nuk na ka kontaktuar”, janë fjalët e agjentit Fernando Hidalgo që tregojnë se mund të jetë tjetër abuzim.

Presidenti Florentino Perez ka paralajmëruar një transferim të bujshëm. Dhe bëhet fjalë për 150 milionë euro që do të shpenzohen.

Majkëll Olize ishte pista e parë që doli ne skenë. Një lojtar për të cilin Bajerni nuk është gati të heqë dorë lehtësisht.

PANORAMASPORT.AL