Pikantet Shqipëri-Luksemburg/ Vërshëllima nga tifozët, Hysaj “pushton” tribunat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2026 | 22:49

Pikantet Shqipëri-Luksemburg/ Vërshëllima nga tifozët, Hysaj “pushton” tribunat

Shqipëria luajti një miqësore me Luksemburgun në “Air Albania” mbrëmjen e së shtunës, aty ku për herë të pestë radhazi, kuqezinjtë janë mundur. Kjo humbje ishte edhe e dyta radhazi për trajnerin Maran, teksa gjatë sfi dës, si në fushë ashtu edhe jashtë saj, kishte momente mjaft interesante.

WhatsApp Image 2026-06-08 at 22.47.25

– Edhe një herë tjetër, tifozët kishin vendosur të braktisnin skuadrën kuqezi në këtë miqësore ndaj Luksemburgut.

– Tifozat Kuqezi kishin bojkotuar sfi dën e kuqezinjve, dhe në vend të ndeshjes kishin preferuar që të merrnin pjesë në protestën e organizuar.

– Një numër i konsiderueshëm i tifozëve në tribunën qendrore, kishin veshur fanella me numrin 100 dhe emrin e Hysajt, gjë që simbolizon numrin e ndeshjeve të mbrojtësit shkodran.

– Babai i Hysaj iu dhuron fanella tifozëve, me numrin 100 dhe emrin Hysaj, teksa të shumtë ishin tifozët që përfi tuan një të tillë.

– Ndryshe nga ndeshja e kaluar kur ishin marrë masa të jashtëzakonshme nga policia, këtë herë dukej një ndeshje pa shumë interes edhe nga forcat blu të cilat nuk kishin marrë masa të shumta.

– Trajneri Maran ndërron skemën e skuadrës. Ndryshe nga ndeshja me Izraelin ku Shqipëria luajti me 4-3-1-2, këtë herë trajneri italian kishte preferuar skemën 4-3-3.

– Hysaj vlerësohet nga FSHF më një fanellë në kornizën me numrin 100, e cila i jepet nga presidenti Armand Duka.

– Hysaj merr shiritin e kapitenit duke qenë një ndeshje e veçantë për të. Edhe pse Gjimshiti ishte titullar, këtë herë kapiteni kishte preferuar qe shiritin ta mbante shkodrani.

– Tifozët vërshëllejnë Kombëtaren pas fundit të takimit. Humbja e Kombëtares ka lënë të pakënaqur tifozët.

– Maran bëhet një nga trajnerët më të dobët në histori, 2 humbje në debutim, teksa asnjë nga trajnerët e fundit s’ka pasur start të tillë.

– Rreth 5600 tifozë ishin të pranishëm në “Air Albania”, me drejtuesit që kishin hapur vetëm katin e parë të stadiumit.

PANORAMASPORT.AL