Legjendë që tani për Argjentinën, Juventusi ëndërron afrimin sensacional
Emiliano Martinez mund të transferohet te Juventusi. Bardhezinjtë po punojnë për arritjen e akordit, ndërsa portieri argjentias do të ishte goditje “big”.

Përfaqësues të portierit janë takuar me zyrtarë të Juventusit. Për bardhezinjtë konsiderohet e lartë shifra prej 10 milionë eurosh që Aston Vila kërkon. Po ashtu duhet negociuar edhe paga prej 7 milionë eurosh që Martinez përfiton në Premier Ligë. Me këto kushte është si ëndërr sa i përket shpenzimeve në dispozicion për portën.
Martinez është garancia që çdo ekip do të kërkonte. 33-vjeçari tashmë konsiderohet një legjendë e përfaqësueses së Argjentinës.
Në rast se kjo pistë dështon atëherë Vikario shfaqet si opsion. E sigurt është se skuadra e Luçiano Spaletit do të përforcohet në portë.
PANORAMASPORT.AL













