VIDEO/ Olize shkëlqen me tripletë, Franca “tregon dhëmbët” para Botërorit 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2026 | 23:14

VIDEO/ Olize shkëlqen me tripletë, Franca “tregon dhëmbët” para Botërorit 

Një tregolësh i parë me kombëtaren nga Majkëll Olize i siguroi France fitoren 3-1 ndaj Irlandës së Veriut në ndeshjen e fundit në shtëpi të trajnerit Didier Deshamp. 

OLIZE

Pas disa rasteve të humbura, vendasit kaluan në avantazh në minutat e fundit të pjesës së parë, kur Olise përfitoi nga një top i devijuar pas goditjes së Osman Dembele dhe shënoi nga afër. Irlanda e Veriut mendoi se kishte barazuar në kohën shtesë të pjesës së parë, por goli u anulua për faull në ndërtimin e aksionit. 

Vetëm katër minuta pas rifillimit, Olize realizoi sërish, duke dyfishuar epërsinë e Francës. Megjithatë, miqtë reaguan dhe ngushtuan rezultatin kur Patrik Kelli shënoi golin e tij të parë me kombëtaren pas asistit të Shea Çarls. 

Kur ndeshja u bë më e tensionuar, Olize vulosi suksesin e francezëve me një goditje të bukur nga distanca, duke kompletuar tregolëshin dhe duke çuar numrin e golave të tij me kombëtaren në shtatë. 

Fitorja zgjat serinë e pamposhtur të Francës ndaj Irlandës së Veriut në shtatë ndeshje (5 fitore, 2 barazime). 

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL