VIDEO/ Fitore dramatike në miqësore, Holanda vuan ndaj Uzbekistanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2026 | 22:57

VIDEO/ Fitore dramatike në miqësore, Holanda vuan ndaj Uzbekistanit

Triumf dramatik në miqësore, Holanda iu fal dy penalltive ndaj Uzbekistanit, në duelin e zhvilluar në Nju Jork që u mbyll me shifrat 2 me 1.

holanda

Në minutën e 32-të, ishte Gakpo që në minutën e 32-të, shënoi golin e parë nga pika e bardhë e penalltisë. Në minutën e 87-të, Holanda mbeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Til, teksa Sergev vendosi përkohësisht baraspeshën.

Kur u mendua se kjo miqësore në prag të Botërorit do të mbyllej në barazim, ishte sërish Gakpo që në minutën 90+7, shënoi me penallti për 2 me 1.

Uzbekistani i humbi të dyja ndeshjet miqësore para paraqitjes së parë historike në Kupën e Botës kundër Kolumbisë. Pavarësisht rezultateve negative, futbollistët uzbekë treguan organizim, përkushtim dhe elemente pozitive në lojë, duke lënë përshtypje të mira para debutimit të tyre në skenën më të madhe të futbollit botëror.

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL