Partizani dhe rëndësia e një “bërthame” shqiptare/ Të kuqtë kanë një bazë të gjerë me lojtarë vendas
Në futbollin shqiptar po vihet re gjithnjë e më shumë një prirje drejt rritjes së numrit të futbollistëve të huaj në skuadra. Shumë klube të Kategorisë Superiore kanë zgjedhur të mbështeten te merkatoja ndërkombëtare, duke afruar lojtarë nga vende të ndryshme dhe duke u dhënë atyre role të rëndësishme në formacion.

Megjithatë, Partizani duket se po ndjek një rrugë disi të ndryshme nga kjo tendencë. Në sezonin e fundit, të kuqtë kishin një prani të konsiderueshme futbollistësh shqiptarë si në organikë ashtu edhe në formacionin titullar. Për më tepër, një pjesë e mirë e lojtarëve që pritet të përbëjnë bazën e skuadrës për sezonin e ardhshëm janë pikërisht elementë vendas.
BAZA SHQIPTARE- Në portë, Partizani mbështetet te Pano Qirko. Gardiani i të kuqve zhvilloi një sezon me vazhdimësi dhe paraqitjet e tij u vlerësuan edhe në nivel kombëtar. Grumbullimi me ekipin kombëtar shqiptar ishte një tjetër tregues i rritjes së tij gjatë viteve të fundit. Në repartin difensiv, skuadra ka ndërtuar një bazë me futbollistë shqiptarë.
Emra si Altin Bytyçi, Marcelino Preka dhe Albion Marku përbëjnë një pjesë të rëndësishme të projektit sportiv të klubit. Të tre konsiderohen elementë me peshë në organikë dhe pritet të kenë rol të rëndësishëm edhe në sezonin e ardhshëm. Edhe në mesfushë, Partizani ka zgjedhur të mbështetet te futbollistë vendas. Aktualisht Redon Ismaili apo Kamer Qaka si dhe alternativa si Valentino Murataj, tregojnë se klubi vazhdon të ruajë një identitet ku lojtarët shqiptarë kanë hapësira të konsiderueshme. Në repartin ofensiv, situata është e ngjashme.
Xhuljano Skuka mbetet një nga emrat më të rëndësishëm të skuadrës, ndërsa Albers Keko dhe Rrok Toma përfaqësojnë alternativa që njihen mirë nga ambienti i futbollit shqiptar. Prania e këtyre futbollistëve krijon një bërthamë të konsoliduar, mbi të cilën klubi synon të ndërtojë skuadrën e së ardhmes. Kjo qasje nuk lidhet vetëm me aspektin teknik, por edhe me identitetin që Partizani kërkon të ruajë në vite.
“DEMAT” NË KOMBËTARE- Një tjetër tregues i rëndësishëm është raporti i klubit me ekipet kombëtare. Gjatë muajve të fundit, disa futbollistë të Partizanit kanë marrë ftesa nga përfaqësueset kuqezi në kategori të ndryshme. Pano Qirko u grumbullua për herë të parë me Kombëtaren A, duke kurorëzuar një sezon ku ishte ndër lojtarët më të aktivizuar të ekipit. Ky është një vlerësim jo vetëm për portierin, por edhe për punën e bërë nga klubi.
Ndërkohë, Rrok Toma vazhdon të jetë pjesë e Kombëtares U-21. Sulmuesi ka fi tuar besimin e stafi t kuqezi dhe konsiderohet një nga elementët që mund të ketë rol të rëndësishëm në të ardhmen. Po ashtu, një tjetër emër që ka tërhequr vëmendjen është Fabio Hyseni. Sulmuesi i ri, i cili ka fi rmosur kontratë profesionale me Partizanin, mori ftesë nga Kombëtarja e grupmoshave U16 dhe konsiderohet një nga talentet më premtues të akademisë.
Pa harruar këtu Dion Vatën, Elson Himallarin, Robin Ballën dhe Frensi Malën që nga akademia e kuqe janë grumbulluar me ekipin U17. Këto grumbullime tregojnë se Partizani jo vetëm që po mbështetet te futbollistët shqiptarë, por po investon edhe te lojtarët e rinj që mund të përbëjnë të ardhmen e klubit. Kjo nuk do të thotë se të kuqtë do të heqin dorë nga futbollistët e huaj. Përkundrazi, edhe gjatë sezonit të fundit pati disa raste që treguan se merkatoja e huaj mund të sjellë vlera të rëndësishme.
TË HUAJT- Sekou Sidibe është shembulli më i qartë. Futbollisti i afruar në merkaton e janarit arriti të përshtatej shpejt dhe të sillte energji, shpejtësi dhe cilësi në repartin ofensiv. Po ashtu, Rouan Human dhe Arafat Dumbia dhanë kontribut të rëndësishëm në mesfushë. Të dy treguan cilësi që i ndihmuan të fi tojnë një rol të rëndësishëm në skuadër.
PANORAMASPORT.AL













