Vjen zyrtarizimi! Një tjetër klub i Superiores ndan rrugët me trajnerin: Faleminderit për profesionalizimin dhe qytetarinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2025 | 22:59

Vjen zyrtarizimi! Një tjetër klub i Superiores ndan rrugët me trajnerin: Faleminderit për profesionalizimin dhe qytetarinë

Klubi i Flamurtarit ka bërë sot zyrtare atë që pritej prej ditësh, largimin e trajnerit Karlos Garsia nga drejtimi i skuadrës.

garsia

Vlonjatët lëngojnë në vendin e fundit në renditjen e Superiores, krejtësisht jashtë çdo pritshmërie që kishin në këtë sezon dhe në klub është marrë vendimi për ndryshimin në pankinë. Klubi bëri të ditur sot se palët ishin ndarë me mirëkuptim.

NJOFTIMI I FLAMURTARIT

Flamurtari F.C. njofton se ka përfunduar me konsensus bashkëpunimin me trajnerin Carlos Garcia.

Klubi e falënderon për profesionalizmin, qytetarinë dhe vlerat që ka treguar gjatë periudhës së tij në drejtimin e skuadrës sonë.

Flamurtari F.C. i uron suksese në vazhdim të karrierës dhe e falënderon për kontributin e dhënë në klubin tonë.

PANORAMASPORT.AL