VIDEO/ Vora bën detyrën përballë Teutës, i ikën zonës së ftohtë dhe shuan shanset e durrsakëve për katërshen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2026 | 23:59

VIDEO/ Vora bën detyrën përballë Teutës, i ikën zonës së ftohtë dhe shuan shanset e durrsakëve për katërshen

Vora ka siguruar një fitore shumë të rëndësishme në luftën e saj për të qëndruar në elitën e futbollit shqiptar, teksa ka mundur me shifrat 1-0 Teutën. 

bandicam 2026-04-05 16-53-38-454

Pjesa e parë ishte argëtuese, me raste nga të dy skuadrat e me vorakët që e gjetën avantazhin vetëm me anë të një penalltie të akorduar me VAR. Por në të dytën, skuadrat dhuruan pak raste për shënim dhe Teuta thuajse nuk iu afrua asnjëherë portës kundërshtare, pasi dukej e dorëzuar plotësisht përballë rezultatit.

Kësisoj, Vora mori tre pikët e doli nga zona e rënies direkte nga kategoria, ndërsa Teuta tashmë sheh të shuhen pak nga pak ëndrrat për ngjitjen në Final 4 me vetëm matematikën që e mban në lojë.

VORA-TEUTA 1-0
32′ (p) Kasalla

NGJARJET KRYESORE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Vorës.  

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

80’ Harizaj ndëshkohet me të verdhë për vonesa loje.

78’ Kasalla harkon rrezikshëm në zonë nga e djathta, Jazxhi largon sferën para se të shkonte te Daka.

75’ Vinicius dhe Ajodele hyjnë në fushë në vend të Dalipit dhe Luis Filipes në radhët e Vorës.

74’ Boçi i lë vendin në fushë Kuqit në radhët e Teutës

74’ Boçi provon me të djathtën nga jashtë zonës, sfera devijohet në këndore.

73’ Fazlagiç ndëshkohet me karton të verdhë.

70’ Harizaj kontrollon në dy kohë një gjuajtje nga jashtë zonës, më pas fiton faull pas një ndërhyrje të Boçit ndaj tij. (VIDEO)

67’ Puzo provon me të djathtën nga jashtë zonës, sfera nuk gjen portën e Harizajt.

64’ Runei dhe Trifoni hyjnë në fushë në vend të Dacit dhe Arifit në radhët e Teutës.

63’ Shehi godet me kokë pas një goditje këndi, Selmanin nuk kontrollon siç duhet fillimisht por më pas ia del të ndalë sferën dhe Kotobelli largon rrezikun. (VIDEO)

58’ Zuna merr vendin e Barjamajt në radhët e Vorës.

52’ Ndeshja ndërpritet vazhdimisht nga faulle te shumta duke ulur ndjeshëm ritmin e lojës.

46’ Kotobelli dhe Puzo hyjnë në fushë në vend të Votlait dhe Zhongos në radhët e Teutës në startin e pjesës së dytë.

45’+2′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Vorës.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

43’ Pas një goditje nga këndi, Luis Felipe gjuan me kokë por gjen përgjigjen e Selmanit i cili devijon sferën sa për ta përplasur në traversë e më pas topi shkon jashtë. (VIDEO)

41’ Pas një harkimi në zonë nga e djathta, një gjuajtje e Dacit devijohet jashtë nga mbrojtësit e Teutës.

31’ GOOOL VORA! Shënon Kasalla me penallti. (VIDEO)

29’ Kontakt mes Dakës dhe Zhongos në zonën e Teutës. Gjyqtarja Rusta fillimisht lë lojën të vazhdojë, por më pas ftohet nga VAR të shohë pamjet ku asaj i mjaftojnë pak sekonda për të treguar nga pika e bardhë e penalltisë. (VIDEO)

23’ Pas zhvillimit të këndores, Votlai gjuan me kokë por çon sferën mbi traversë.

22’ Arifi merr topin në zonë dhe gjuan, por gjen përsëri Harizajn i cili devijon në këndore. (VIDEO)

20’ Pas zhvillimit të goditjes nga këndi, durrsakët pretendojnë për prekje topi me dorë, por gjyqtarja Rusta lë lojën të vazhdojë. (VIDEO)

19’ Toli nga e djathta harkon në zonë, Daci gjuan me kokë por gjen përgjigjen e Harizajt. (VIDEO)

11’ Daci gjuan nga e djathta e zonës, topi shkon jo shumë larg portës së Harizajt.

6’-9’ Barjamaj nis Dakën në të majtën, gjuajtja e tij ndalet nga Selmani i cili më pas bllokon edhe tentativën e parë të Luis Felipe, por jo të dytën. Vorakët festojnë por më pas është VAR-i që anulon për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

3’ Mundësi e mirë e Boçit për të shënuar, por ndalet nga Harizaj. Më pas sulmuesi sinjalizohet në pozicion jashtë loje,

1’ Nis dueli në Vorë.

FORMACIONET ZYRTARE

VORA: Harizaj, Repaj, Shehi, Fazlagiç, Vrapi, Dalipi, Bardhi, Kasalla, Barjamaj, Daka, Luis Felipe.
Trajner: Arjan Bellaj

TEUTA: Selmani, Zhongo, Jazxhi, Përgjoni, Ismajli, Toli, Votlai, Maçolli, Boçi, Arifi, Daci.
Trajner: Enkelejd Dobi

PANORAMASPORT.AL